Tahiri shpërthen në akuza para gazetarëve: I di mesazhet që ju vijnë në celulare…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda në seancën kundër vendimit për zgjatjen e afateve të hetimit
I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia Tahiri hyri në gjykatë rreth orës 09: 50 dhe seanca që u mbajt me dyer të mbyllura u mbyll në orën 11: 30 me vendimin e shtyrjes së seancës për të hënën.
Tahiri deklaroi pas seancës se do vazhdojë të presë deri në fund edhe pse gjithçka ka kapërcyer hetimet.
Saimir Tahiri: Unë kam pritur dhe do vazhdoj të pres deri në fund edhe pse gjithcka ka ndodhur ka kapërcyer çdo limit kohor, sepse një gjëndje e tillë e pashpjegueshme dhe mjegullnaje nuk mund të vazhodojë më. Pavarësisht se hetimet janë zgjatur 5 herë hera e parë që unë kërkoj të mos ndodhë më. Ka kaluar cdo afat i arsyeshëm dhe duhet të marrë zgjidhje patjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi. Nëse ndodh me mua merreni me mend se çfarë dodh me mijëra të tjerë që bërtasin e nuk dëgjohen
Po a po mbahet peng?
Saimir Tahiri: Unë nuk mbahen peng nga askush. Kam respektuar drejtësinë. Peng nuk më mban njeri
Seanca- Prokuroria kërkoi që seanca të mbahej me dyer të mbyllura për shkak të sekreteve në dosje por Tahiri e kundërshtoi: “Nuk ka mbetur asnjë sekret, nuk e kuptoj pse duhet me dyer të mbyllura”. Pasi dëgjoi të dyja palët gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë.

Hetimet- Më 16 janar 2019 Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi zgjatjen e afateve te hetimit edhe me 3 muaj deri më datën 17 prill 2019
Në pritje të Malit të Zi- Më 10 dhjetor 2018, është dërguar kërkesa për ndihmë juridike autoriteteve të Drejtësisë të Malit të Zi por akoma nuk janë administruar aktet në ekzekutimin e kësaj letërporosie.
Italia solli dokumentet- Ndërsa më 4 janar 2019 janë administruar në mënyrë të drejtëpërdrejtë aktet në ekzekutimin e letërporosisë dërguar autoriteteve italiane të Drejtësisë me datën 31 dhjetor 2018 dhe aktualisht po përkthehen në gjuhën shqipe.
“Meqënëse afati hetimor mbaron në datën 17 janar është e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për 3 muaj për të realizuar edhe disa veprime të tjera hetimore: si administrimi i përgjigjes së kërkesës për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Malit të Zi, përkthimi i akteve të administruara në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga autoritetet italiane të Drejtësisë si dhe kryerja e veprimeve hetimore të tjera që mund të dalin nga dinamika e hetimit”, shkruhej në vendim e prokurorisë.

sssss

Exit mobile version