Tahiri sulmon Ambasadën Amerikane: S’duhet të guxonin të flisnin, flasin qesim

Ish-ministri i Ramës ka sulmuar sot publikisht ambasadën amerikane që kërkoi hetim të plotë për Tahirin duke deklaruar se, “nuk duhet të guxonin të flisin” dhe duke shtuar dozën e sulmit ndaj ish-ambasadorit për të cilin tha se, “foli qesim”.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar për përfshirje në trafik droge me kushërinjtë e tij Habilajt dhe për korrupsion në nivele të larta, në një konferencë për mediat është shprehur se ka heshtur prej 1 viti, ndërsa tani do të flasë.
Gjatë fjalës së tij, Tahiri ka sulmuar opozitën fillimisht, por edhe njerëzit brenda PS-së që e kanë luftuar dhe po e luftojnë.
‘Këtu në vendin tonë, kur ua do interesi politikanë e analistë, çirren studiove se nuk mund të mbahet përgjegjësi për vëllanë’, tha Tahiri gjatë fjalës së tij.
Ish-ministri i akuzuar për trafik droge është shprehur se ‘ka një dorë të zezë’ që ja ka bërë këtë dhe e ka sulmuar gjithmonë.
Pjesë nga deklarata e Tahirit
Unë kam heshtur për respekt të drejtësisë.
Zgjodha të bëj qytetarin e thjeshtë vetëm para drejtësisë, të mos bëj politikë, por të pres rezultatet. Dhe i vetmi që ka heshtur jam unë.
Nga 1 metra e gjysmë lajme nga burime të Prokurorisë, gazetarët kanë hedhur lajme bombastike dhe analistët dënglamëdhenj të bënin analiza.

Unë kam qeshur me ata që më kanë njohur mirë dhe kanë bërë sikur s’kanë s’më kanë njohur dhe me ata që s’më kanë njohur kurrë dhe kanë bërë sikur më kanë njohur.
Unë kam heshtur se kur e vërteta të dalë do të bërtas e fort se të gjithë këta bashkë. Por sot boll. Kam diçka me rëndësi që dua ta ndaj me ju dhe publikun.
Sepse e vërteta nuk rri dot fshehur sado të sponsorizojë ajo dora e zezë që e nisi fshehur. Ju kujtohet si vitin e kaluar dola në konferencë shtypi e deklarova se ndaj meje nuk kishte hetim.
Atëherë ajo dora e zezë që paguhet me paratë e oligarkëve lëvizi fort për të dëshmuar që dokumentet e mia nuk ishin të vërteta.
Pas deklaratës sime lëvizi edhe prokuroria shqiptare dhe prokuroria italiane regjistrimin hetimi. Janë prokurorë ata që nuk nxorën asnjë fjalë për atë u quajtur banda e trafikut të drogës.
Më pas i kërkuan gjykatës italiane përfundimin e hetimeve se nuk ka asnjë hetim ndaj Tahirit unë sot kam vendimin e gjykatës ku thuhet se pushohen hetimet ndaj Tahirit se nuk ka asgjë ndaj Saimir Tahirit.
Po ajo dora e zezë këtë vendim prej muaj nuk e nxori dhe nuk e shpërndau.

Ajo që ka rëndësi sot është se unë u akuzova dhe nuk bëra politike, unë u përballa dhe sot jam i vetmi që vetëm pse përmendet në bisedat e disa trafikantëve jam hetuar dy herë në Itali.
Njëherë në hetimin 4-vjeçar të vetë trafikantëve dhe njëherë tjetër.
Rezultati është ky sot që autoritetet italiane me vendim të formës ë prerë kanë mbyllur hetimet se nuk kam asnjë gjë të paligjshme. Jam i vetmi politikan që u hetua se u gjetën dy trafikantë atje që i kam kushërinj të 8-të.
Këtu në vendin tonë, kur ua do interesi politikanë e analistë, çirren studiove se nuk mund të mbahet përgjegjësi për vëllanë, gruan, motrën, kunatin, baxhanakun…E kujtoni si kërkonin arrestimin tim, Lulzim Basha, opozita bërtiste gjithandej, Monika Kryemadhi dhe me gjithë kryemëdhenjtë e tjerë që unë kam nga mbrapa…
Dhe jo vetëm këta po një orkestër e tërë u bë bashkë, bilbila dhe kopila u bënë bashkë për të thënë se Tahiri është përfshirë në trafikun e drogës. Dhe unë ua bëra qejfin dhe regjistrova hetim në Itali.
Dhe rezultati është ky. Kujtoni këtu se unë u akuzova për një byzylyk, dhe kostum se kam vajtur vetë e kam provuar ën Itali, por ja që Prokuroria e Antimafia e ka provuar dhe ka dalë në përfundimin se janë gënjeshtra.

Exit mobile version