Takime me qytetarët në Elbasan/ Endri Hasa shpërndan foto nga takimi me qytetarët, i pranishëm edhe Lulzim Basha

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Elbasanit, Endri Hasa, ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi me qytetarët në Elbasan, ku ka qenë i pranishëm edhe drejtuesi politik i këtij koalicioni, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook, Hasa thekson se së bashku me Bashën dhe kandidatët e tjerë të këtij grupimi politik, janë takuar me qytetarë, tregtarë dhe sipërmarrës të zonës për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

“Të gjithë e vuajnë situatën ekonomike dhe krizën që po kalon vendi, por kanë shpresë dhe besim se në 11 maj do të bëjmë ndryshimin e madh”, shkruan Hasa në mesazhin e tij.

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik shprehu gjithashtu bindjen se qytetarët e Elbasanit do të mbështesin alternativën që ai dhe grupimi i tij përfaqësojnë, duke theksuar nevojën për një ndryshim të qartë në drejtimin e vendit.

Postimi i tij u shoqërua me disa fotografi nga takimi, ku shfaqen qytetarë dhe një atmosferë pozitive në mbështetje të këtij koalicioni.
Koalicioni Euroatlantik është i renditur me numrin 4 në fletën e votimit.

Artikulli paraprak“Shqipëria meriton më shumë” – Irsida Shehi: Vota për dinjitetin dhe kundër kastës së vjetër
Artikulli tjetër”Shqipëria 2030, degjeneroi në Shqipëria 313”, Basha në degën 4 në Tiranë: Në 11 maj, paratë e shqiptarëve ose në ekonomi dhe mirëqenie, ose në xhepat e shokëve të Ramës tek 7×7=313