Takimi i Bashës me aleatët, Mediu: Qëndrimi ynë është i njëjtë, zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër

Ka përfunduar takimi i kreut të opozitës Lulzim Basha me aleatët. Pas takimit kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ka deklaruar para mediave se në mbledhje është diskutuar për situatën politike në vend.

Në përfundim të mbledhjes së kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët e tij politikë, ka folur kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Sipas tij, e gjithë opozita i qëndron asaj ç’ka Basha deklaroi sot në konferencën për shtyp nga selia e PD-së, se, janë të angazhuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Ramën kryeministër.

“Ne vijojmë të jemi të angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër. Qëndrimi ynë është i njejtë me atë që zoti Basha ka mbajtur në konferencën për shtyp sot. Kjo ka qenë dhe mbetet pjesë e axhendës sonë”, u shpreh Mediu.

Exit mobile version