Takimi i madh i Euroatlantikëve në 8 Maj/ Pëllumb Seferi: Një shtrëngim duarsh drejt 11 Majit, si dita e ndryshimit që na bashkon

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Njësinë nr. 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi, ka ndarë një mesazh për qytetarët në kuadër të ditëve të fundit të fushatës zgjedhore, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe vendimmarrjes së përbashkët për të ardhmen e Shqipërisë.

Këto ditë fushate kanë qenë veç nisja e një udhëtimi për të bërë një ndryshim të rëndësishëm më 11 Maj për secilin prej nesh, për qytetin, për Shqipërinë. Më 8 Maj le të jetë një shtrëngim duarsh me të gjithë ju që na kanë dhënë kaq shumë shpresë se bashkë ia arrijmë!”, shkruan Seferi duke njoftuar kështu edhe tubimin e madh të Koalicionit Euroatlanti si përmbyllja të fushatës.

Me një lidhje të fortë me komunitetin dhe një profil të ndërtuar mbi punën, besimin dhe vlerat konservatore, Seferi apelon për mbështetjen e qytetarëve në misionin për një Shqipëri më të drejtë dhe më të fortë.

Artikulli paraprakTërmet i fort më magnitudë 7.4 Rihter godet brigjet e Argjentinës dhe të Kilit! Paralajmërim për cunami
Artikulli tjetërHapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Malajzi