Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës apo në “varrimin politik” të Erion Veliajt?

Kryeministri Edi Rama në sheshin Skënderbej ka vënë disa pika mbi i ku dhe ka firmosur fundin politik kryebashkiakut. Siparin e ngriti
nënkryetarja e Bashkisë, Anuela Ristani, në fjalën e saj konfirmoi se drejtimin e kryeqytetit do ta marrë kryeministri Rama.

“I uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës” – tha nenkryetarja.

Ndërsa kryeministri Rama e nisi fjalimin me një “meq culpa” me kritikën për militantët e PS që shkuan para GJKKO gjatë procesit gjyqësor të Veliajt, duke thënë se ishte një gabim dhe se nuk duhet të ndodh më.

“Disa nga ju shkuan edhe tek dera e gjykatës për të protestuar ditën që kryetari i bashkisë u la në burg pa gjyq. Nuk dua ti gjykoj keq, përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më as nga ju dhe as nga punëtorët e shtetit” – tha Rama.

Më tej Rama ia lë fatin e Erion Veliajt drejtësisë, ndërsa tha se nuk i takon PS të caktojë nëse Veliaj është i fajshëm apo i pafajshëm.

“Nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor. Ama, përtej kësaj çështje specifike që është e drejtësisë dhe jo e jona, askush dhe asgjë, asnjë buf dhe asnjë specie nuk e mbulon dot me shoshën e blozës së llumit diellin e transformimit të Tiranës tone” – tha Rama.

Frika se SPAK mund të veprojë me zyrtarë të tjerë të korruptuar u pa edhe sot në fjalimin e kryeministrit, ku ka çuar një tjetër mesazh për Prokurorinë e Posaçme duke kërkuar që t’i jepet fund praktikës me pranga për zyrtarët në detyrë.

“Uroj dhe dua të besoj akoma se përtej asaj çfarë mendojnë në përfaqësinë e tij, organet e drejtësisë do t’ia japin kryebashkiakut të Tiranës të drejtën më elementare të një gjyqi dinjitoz. Duke i dhënë fund praktikës brutale të prangave pa gjyq për kryebashkiak dhe për punonjës të shtetit në detyrë” – u shpreh ai.
Ndër të tjera Rama bëri edhe një paralelizëm ku tha se, gabimet e politikës nuk shkatërrojnë jetë njerëzish apo familje, siç ndodh kur gabon drejtësia.

“Edhe organet e reja të drejtësisë, nuk kanë se si të jenë të pagabueshme. Unë e di që gabimet tona nuk shkatërrojnë jetë njerëzish, familje, sipërmarrje, punë e deri dhe interesa publike, siç ndodh kur gabon drejtësia”

Por ky krahasim i kryeministrit nuk qëndron për faktin se nëse një gabim i drejtësisë merr shkatërron fatin e një personi, gabimi i politikanëve kanë shkatërruar fatin e qindra mijëra shqiptarëve. Për gabimet e qëllimshme të politikanëve sot mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi, qindra të tjerë janë burgosur nga pamundësia për të paguar dritat, shumë të tjerë jetojnë në pamundësi ekonomike.

Prandaj, deklaratat propagandistike të kryeministrit nuk i hanë as punonjësit e pastrimit që me gjasë i kanë detyruar të paraqiten sot në shesh, pasi vetëm ata kanë mbetur në bashkinë e Tiranës që gjysmën e drejtuesve duke filluar nga kryetari e deri tëk drejtorët, i ka në qelitë e burgut nën dyshime për korrupsion dhe pastrim parash./VNA

Artikulli paraprakBasha i përgjigjet Ramës: Motoja e Edi Ramës “kush nuk vjedh, fle gjumë” ka marrë vlerë të plotë me drejtesinë në veprim
Artikulli tjetërErgys Mërtiri: Rama vijon të përgatisë terrenin për goditjen e SPAK-ut