Publicisti Agim Baçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se takimi i Ramës me emigrantët në Athinë është hipokrizi sepse Rama shkriu ministrinë e Diasporës dhe po minon mundësinë e votimit të Diasporës.
Baçi: “Në planin e fushatës i shërbeu për të zhvendosur problemet e brendshme sepse me emigrantët nuk do trajtojë çështjet që trajton këtu.
Për mua vizita atje edhe fjalimi dhe mënyra si iu drejtua emigrantëve ka disa probleme thelbësore, të cilat duhet të na shqetësojnë.
Suksesin e ka se e duartrokasin.
Gjithë diktatorët dhe gjithë autokratët suksesin e kanë se i duartokasin dhe duhet të shqetësohemi për ata njerëz atje që jargaviteshin ata që kishin shkuar nga Shqipëria.
Është hipokrizi e madhe sepse ai shkriu ministrinë e Diasporës dhe tani thotë se kujdeset për Diasporën.
Po minon mundësinë e votimit të Diasporës.
U shkon atyre pa ministri, pa mundësinë për të votuar.”