Takimi me delegacionin e PE, Basha: Qëndrimi i opozitës është i qartë, largimi i Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi pas përfundimit të takimit me delegacioni e Eurodeputetëve se, qëndrimi poltik i opozitës është i qartë, largimi i Edi Ramës, duke kërkuar qeveri tranzitore dhe organizmin e zgjedhjeve të lira.
“Ishte e rëndësishme që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë. T’u shpjegonim gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Zgjidhja mbetet vetëm largimi i Edi Ramës dhe qeveri të përkohshme tranzitore dhe zgjedhje të liar të cilat janë zgjidhja politike që do t’i kthjenë identitetin institucioneve.
Detyra jonë është të shpjegojmë me fakte realitetin. Shqetësimi i ndërkombëtarëve ka qenë stabiliteti, po në këtë fazë ku ndodhet vendi është detyra jonë të tregojmë se stabiliteti ka mbaruar. Kthimi i krimit të organizuar në një faktor të ndikimit të zgjedhjeve ka shkaktuar zemërim të popullit. Edi Rama në emër të stabilitetit ka shkatërruar vendin.
Ky është një proces ndërmarrë nga dy momente. E para miqtë tanë që i duan të mirën vendit do ta kuptojnë se stabiliteti i vendit është bërë copë e çikë dhe ata si Edi Rama që e shkatërruan kanë filluar të japin mend edhe për stabilitetin në Rajon. Shqipëria është një vend i vogël dhe një fuqi e madhe e propagandës që prodhon fakenews për t’i helmuar“, u shpreh Basha.
Basha është shprehur se Edi Rama me makinerinë e tij të propagandës të ngritur me paratë e drogës, mashtron dhe gënjen ndërkombëtarët.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ndërkombëtarëve, kreu i opozitës është shprehur se miqtë e Shqipërisë duhet që të njohin realitetin e vërtetë, jo atë që shërben Rama në BE me ‘fake news’.
‘Dua të falënderoj Euro-deputetët për mundësinë që i dhanë opozitës së bashkuar për të prezantuar gjendjen kritike ku ndodhet demokracia shqiptare, ku në Shqipëri nuk ka një qeveri që punon për popullin, por për krimin.
Një nga problemet e mëdha është dezinformimi që Edi Rama me paratë e drogës bën.
Shqipëria ndodhet në një situatë të rëndë dhe mund të zgjidhet vetëm me një qeveri transitore dhe zgjedhje të lira.
Zgjidhja e kësaj situate nuk vjen me arrestimin fasadë të Vangjush Dakos, sa për sy e faqe. Kjo zgjidhjen vjen vetëm me një qeverisje transitore dhe zgjedhje të lira.
Detyra jonë është të shpjegojmë realitetin që shqiptarët e vuajnë përditë. Në këtë fazë ku ndodhet vendi, ku synon të hapen negociatat me BE-në, duhet të sqarojmë se Edi Rama me veprimet e tij ka shkatërruar stabilitetin e vendit.
Rama në emër të stabilitetit ka shkatërruar demokracinë. Miqtë tanë që duan të mirën e Shqipërisë hap pas hapi do ta kuptojnë se fillimisht është demokracia dhe më pas stabiliteti, gjë që Edi Rama e ka shkatërruar’, tha ndër të tjera kreu i PD-së.

Exit mobile version