Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York.
Ata diskutuan zhvillimet e fundit në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor, njofton nga burime pranë OKB-së gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch.
Mësohet se gjatë këtij takimi të shkurtër të shefit të OKB-së me Vuçiç kanë biseduar kryesisht për zhvillimet ne Serbi, aktin e terroristëve serbë në Bansjkë 14 shtatorin e kaluar dhe mosdorëzimin e kriminelit serb, Milan Radoiçiç të kërkuar nga Interpol-i, për situatën në veri të Kosovës si dhe krizën e dialogut me Brukselin.