Takimi tresh dhe pazari për mandatin, kullat e drogës, bashkinë dhe qeverinë

Një takim dhe pazar tresh është zhvilluar mes Ramës, Tahirit dhe Veliajt. Të tre kanë rënë dakort për rrugën që do të ndjekin në politikë dhe biznese. Tahiri ka rënë dakort të lërë mandatin e deputetit. Në këmbim Rama i garanton lirinë, ndërsa Veliaj suksesin në bizesin e pastrimit të parave të drogës me kullat në qendër të Tiranës. Nga ana tjetër mbetet për tu zbuluar se çfarë do të ndodhë me Bashkinë e Tiranës, pasi emri i një të afërti të tahirit është lakuar nga mediat qeveritare se do të kandidojë në emër të PS, ndërsa po ashtu zëra ka edhe për postine kreut të qeverisë në muajt e ardhshëm.
Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur jashtë sallës së parlamentit, deklaroi se dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe ish-ministrit të tij.
Sipas Berishës, dorëzimi i mandatit të Tahirit bëhet pas një takimi 3-sh që është bërë mes, Edi Ramës, Saimir Tahirit dhe Erion Veliajt.
Pjesë nga deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha:
Ka përgjegjësi të madhe të politikës kriminale të kanalizimit të Shqipërisë. Edvin Kristaq Rama është arkitekti i zi i politikës së kanabizimit, kokainizmit dhe heroinizimit të Shqipërisë. Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit përderisa Rama qëndron dhe flet aktualisht në parlament.
Dorëzimi i mandatit të tij është dëshmi e forcës së krimit. Atë që s’e bëri dot parlamenti e bëri Saimir Trafiku. E imagjinoni ju që atë forcë që s’e kishte parlamenti.
Një takim sekret është bërë në nj spital privat të Tiranës; takim tresh, i treti ishte Lal Plehu. E ka marrë vesh gjithë Shqipëria atë dhe në atë takim janë bërë premtime për kulla.
Kjo është një fitore e tërë qytetarëve shqiptarëve dhe e opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të parlamentit por asgjë nuk ndryshon nëse njeriu që po flet tani e mashtron e mashtron qytetarët dhe udhëton si faqja e zezë në Europë dhe i bojkotojnë darkat, që e bojkotojnë si të jetë njeriu i Kim Jong-unit.

Exit mobile version