Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Indrit Sefa, në një intervistë për Ora News foli për programin e PD, duke prezantuar disa nga propozimet kryesore për ekonominë dhe drejtësinë.
Sipas tij, taksa progresive e qeverisë Rama ka goditur ekonominë, në vçanti shtresën e mesme, duke dëmtuar iniciativën e lirë. Ai theksoi se taksa e sheshtë 9% e propozuar nga PD do rrisë ekonominë.
“Ne kemi vendosur që të kemi një taksim të sheshtë me një nivel taksimi, që është 9%. Kjo është një nga taksat më të ulëta që ka sot rajoni i Ballkanit. Dhe ne mendojmë që kjo do të rrisi dhe do të zhvillojë motorin ekonomik të Shqipërisë, duke rritur iniciativën e lirë të qytetarëve shqiptarë, të cilët janë suprimuar dhe janë goditur taksat e jashtëzakonshme dhe progresive të qeverisë të PS e cila për shtresën e mesme e ka çuar deri në 23%. Kjo ka detyruar që profesionistët e lirë të largohen nga vendi. Ne mendojmë që ky taksim do i japi mundësi qeverisë shqiptare të shtojë të ardhura, pasi qytetarët nuk do të kërkojnë të bëjnë më evazion fiskal. Por duke pasur nëj barë më të lehtë fiskale, ata do të detyrohen dhe do jenë më të prirur dhe të adresuar për të paguar taksat dhe detyrimet tatimore” – tha Sefa.
Po ashtu Sefa u ndal edhe te propozimet për të lehtësuar punën e drejtësisë, për sa i përketë dosjeve të prapambetura, për të cilat deklaroi se qeveria e ardhshme do të heq dorë nga rekurset dhe ankimimet në të cilat shteti është palë. Duke iu referuar propozimit të PD, ai tha se urdhrat e ekzekutimit nuk do të bëhen në gjykatë, por te noteri si një funksionar publik.
“Kemi paketën për drejtësinë e cila i lehtëson qytetarët shqiptarë nga një tmerr i jashtëzakonshëm. Sot edhe si pasojë e reformës në drejtësi dhe mos parashikimit të pasojave të reformës në drejtësi, ne kemi gjyqe që vazhdojnë me vite, domethënë me 5, 6, 7 e deri në 10 vite në procese gjyqsore. Ne me propozimet tona mendojmë që një pjesë e madhe e këtyre dosjeve të stokt që ka gjykata sot prej 114 mijë dosjesh do të reduktohen, pasi qeveria do të marri përsipër heqjen dorë nga rekurset, ankimet e të gjitha çështjeve që janë me palë shtetin.
Edhe dosjet e tjera që janë lëshim urdhrash ekzekutimi, që lidhen drejtpërdrejtë me ekonominë e subjekteve dhe individëve, nuk do bëhen më në gjykatë, por do të bëhen tek noteri si një funksionar publik, i cili është i licensuar nga ministria. Dhe këto do të lehtësojnë stokun e dosjeve që ndodhen në gjykatë, duke i dhënë mundësi që çështjet e qytetarëve shqiptarë të adresohen nga gjykata ose të shqyrtohen nga gjykata në një kohë më të shkurtër, duke ulur kohën e shqyrtimit të çështjeve në dy ose maksimumi në 3 vite. Nga 7-8 ite që është sot, në 2 ose 3 vite” – vijoi Sefa.