Taksa e korrupsionit është ajo që mban në këmbë këtë mazhorancë!

Nga Jorida TABAKU

Korrupsioni si mënyrë pune, si vizion sot po gërryen ekonominë dhe bizneset. AmCham në një raport vjetor analizon të gjithë raportet ndërkombëtare dhe në majën e sugjerimeve të saj për qeverinë është lufta ndaj korrupsionit, së dyti është sistemi i padrejtë i taksave dhe prokurimet publike. Të gjitha të lidhura me mënyrën se si është qeverisur këto 8 vite.

Fatkeqësisht korrupsioni që tanimë është fakt që vërtetohet dora dorës nga të gjithë raportet ndërkombëtare dhe kombëtare po shndërrohet në pengesën më madhore për rritjen ekonomike të çdo shqiptari.

Gjithçka është e rrotulluar rreth një beteje të pa kompromistë kundër korrupsionit. Po kush mund ta bëjë këtë betejë? Një qeveri që jeton me korrupsionin? Ku shumica dërrmuese e ministrave është përfshirë në afera korruptive?

Një qeveri e tillë nuk do ta luftojë korrupsionin që shqiptarëve u kushton taksën e miliona eurove çdo vit. Prandaj zgjedhjet vidhen, pushteti dhunon dhe përdor paratë e krimit janë mbrojtësit e korrupsionit dhe qeverisë. Një qeveri që qep ligje preferenciale për interesat e tyre korruptive. Një mazhorancë që i përkulet vullnetit të krimit të organizuar dhe oligarkisë nuk mund të luftojë për një Shqipëri të lirë. Taksa e korrupsionit është ajo që mban në këmbë këtë mazhorancë.

Exit mobile version