“Taksa e sheshtë 9%”- Basha shpalos programin një vit para zgjedhjeve: Për profesionet e lira do t’i japim fund arbitraritetit! Bizneset e vogla…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpalosur programin politik një vit para zgjedhjeve parlamentare. Në fjalën e tij para mbështetësve dhe ekspertëve ai tha se do të rikthejë taksën e sheshtë 9%.

Po ashtu, Lulzim Basha tha se do ti japë fund edhe kamxhikut të arbitraritetit për profesionet e lira.

Nga taksat tha Basha do të përjashtohen bizneset e vogla nën 140 mijë euro, të cilat do të paguajnë vetëm detyrimet e pushtetit vendor.

Basha: Taksa e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhurat personale 9%, dividenti me taksën e sheshtë 9%. Edhe për profesionet e lira ne do ti japim fund kamxhikut të arbitraritetit që është sot një nga shkaqet kryesore të mbylljes së sipërmarrjes shqiptare dhe emigracionit.

Bizneset e vogla nën 140 mijë euro nuk do jenë subjekt i kësaj takse, e vetmja taksë që do mblidhet për bizneset e vogla do jenë taksat e pushtetit vendor.

Exit mobile version