Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas propozimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të vënë një taksë edhe për qytetarët që vijnë nga rrethet në Tiranë.
Zhupa shkruan në reagimin e saj se, propozimi i Veliajt për taksë për qytetarët që vijnë në Tiranënga rrethet, një propozim që shpreh babëzinë e tij për taksa dhe para për oligarkët dhe veten, një propozim antikushtetues dhe antiligjor dhe rilindje e formave komuniste me stile të reja.
Postimi i plotë i zëdhënëses Ina K. Zhupa
Propozimi i Veliajt per takse per qytetaret qe vijne ne Tirane nga rrethet, nje propozim qe shpreh babezine e tij per taksa dhe para per oligarket dhe veten, nje propozim antikushtetues dhe antiligjor dhe rilindje e formave komuniste me stile te reja.
Veliaj ka propozuar nje takse te re qe Bashkia Tirane mos te shfrytezoj vetem parate e banoreve e Tiranes por te shfrytezoj edhe parate e banoreve te gjithe Shqiperise. Kjo ndoshta lidhet me ambicien e tij per te qene si Rama, ose me ambicien e Fusha shpk per te marr me shume para ne tendera dhe me shume lukse per Veliajn dhe funksionaret e bashkise.
Tirana ka institucionet e rendesishme te vendit jo per ndonje merite apo kontribut te bashkise Tirane por sepse eshte kryeqytet dhe ato institucione mbahen me parate e taksapaguesve te gjithe Shqiperise. Per cdo sherbim te marr ne Tirane qytetaret paguajne tarifa dhe taksa qendrore.
Pervecse antikushtetuese, anti ligjore dhe anti morale, sepse bie ndesh me parimet e mos diskriminimit te qytetareve, barazise se tyre para ligjit dhe ndarjes se taksave lokale sipas vendbanimit. Gjithashtu taksa te kujton praktiken komuniste qe te vije ne Tirane te duhej leje, te tregoje ku do rrije, sa do rrije, te shenoheshe te libri i shtepise. Tani te duhen para qe ti paguhesh haracin Veliajt. Ideja e njejta, menyra e ndryshme.
Pasi e mori bashkine me metoden komuniste te votimeve pa zgjedhje, me emerim nga Komiteti Partise, Veliaj tani po mundohet te fusi praktika te tjera te te njejtit lloj. Largimi i tij do te jete i shpejte edhe me metode demokratike, permes zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.