Taksa për blerjet online, qytetarët peticion kundër vendimit të qeverisë

Qeveria shqiptare vendosi në mbledhjen e fundit që blerjet online mbi 22 euro të paguajnë TVSH dhe taksë doganore, ndërsa për dhuratat apo dërgesat që qytetarët marrin nga jashtë taksimi fillon nga kufiri 45 euro. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore). Kjo nënkupton se për të gjitha blerjet mbi 22 euro dhe dhuratat e dërgesat nga jashtë mbi 45 euro, individët duhet të llogarisin që çmimet do të jenë 22.4% më të shtrenjta. Por ky vendim nuk është mirëpritur nga qytetarët shqiptarë, të cilët kanë reaguar me shpejtësi në rrjetet sociale duke shpërndarë një peticion online kundër këtij vendimi.  Teksa bëjnë thirrje për nënshkrimin e tij, qytetarët paralajmërojnë në faqen “Peticion kundër taksës doganore” fillimin e protestave qytetare kundër vendimit.

Exit mobile version