PD program ekonomik me gjermanët e CDU-së për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën
3 shtyllat kryesore të planit ekonomik të PD, për Shqipërinë e zhvilluar.
Përmirësimi i klimës së biznesit do të nisë me thjeshtimin fiskal, taksën e sheshtë 9 %
Çlirimin total të biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arrogancës dhe arbitraritetit tatimor.
Sigurimi i konkurences se lirë e të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klienteliste dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike, që nëse e lejojmë, por nuk do ta lejojmë do ta çojnë borxhin e shqiptarëve në 82 %.
Me besimin se Gjermania duhet të jetë partneri strategjik ekonomik i Shqipërisë, Partia Demokratike ka nisur hartimin e programit të saj ekonomik, në bashkëpunim me ekspertët germanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani. I pari që ka mbërritur në Tiranë nga Berlini është dr.Martin Henze, Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së. Në tryezën për programin ekonomik, me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit, të zhvillohuar në selinë e Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që I qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurencës së lirë. “Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën”- u shpreh Basha.
Kreu i opozitës tha gjatë tryezës ekonomike të realizuar nga PD, në bashkëpunim me CDU se PD është e gatshme që, në një moment të tillë krize kaq të madhe, t’u japë shqqiptarëve shpresën, besimin, rrugën e daljes nga kjo gjendje. Basha vuri në dukje se Shqipërisë I duhet një përmbysje totale e gjendjes në vend, në mënyrë që Gjermania të investojë këtu dhe të hapë vende punë.
“Së pari duhet të garantojmë shtetin e së drejtës. Asnjë investitor serioz nuk mund të japë paratë e veta në një vend ku nuk ka zbatim të ligjit, ku ligji është një copë letër pa vlerë për qeverinë, ku rregullat nuk zbatohen njësoj dhe lidhja me krimin ka shkatërruar dhe kapur institucionet kryesore të vendit. Rikthimi i vendit nën sundimin e ligjit do të thotë bërja sa më shpejt funksionale e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë një drejtësi penale dhe civile funksionale, që ndëshkon dhe nuk mbron politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, garanton të drejtat e liritë e qyterarëve, duke përfshirë të drejtat e pronës së tyre dhe të bizneseve.” – u shpreh Basha.
Gjatë tryezës për programin e ekonomisë së PD, në bashkëpunim me partnerët gjermanë të CDU-së, kreu i opozitës vuri në dukje se Shqipëria është e izoluar nga investimet e mëdha perëndimore. Ai tha se hapi i dytë do të jetë kthimi i Shqipërisë në një vend atraktiv për investimet. “Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që, në 6 vjet, nuk ka investim serioz perëndimor. Dy investimet e fundit perëndimore TAP-i dhe “Devolli” u kontraktuan gjatë qeverisjes së PD dhe, me mbylljen e tyre, mijëra njerëz do të gjenden pa punë”-tha Basha.
Kreu i opozitës u shoreh optimist se me ndihmën e partnerëve gjermanë dhe duke fituar betejën për demokracinë dhe shtetin ligjor, në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe vendi do të zhvillohet.
“Ne kemi një plan dhe vendosmërinë për ta zbatuar atë deri në fund. Ne kemi partnerë të çmuar që nuk e kanë humbur shresën, që kanë ditur të shndërrojnë gërmadha ekonomike si Gjermania Lindore, në modele të shkëlqyera të zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës”. – u shpreh Basha.
Në takimin e punës me dr. Martin Henze, një nga zërat më të rëndësishëm të politikave ekonomike të Gjermanisë, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se për Partinë Demokratike është shumë i rëndësishëm vazhdimi i bashkëpunimit me CDU për të konkretizuar planin ekonomik, i cili është i qartë dhe i thjeshtë për t’u zbatuar.
• Përmirësimi i klimës së biznesit do të nisë me thjeshtimin fiskal, taksën e sheshtë 9 %
• Çlirimin total të biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arrogancës dhe arbitraritetit tatimor.
• Sigurimi i konkurences se lirë e të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klientelsite dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike, që nëse e lejojmë, por nuk do ta lejojmë do ta çojnë borxhin e shqiptarëve në 82 përqind.
Basha tha se PD do t’ua heqë këtë peshë shqiptarëve, do të çlirojë energjinë e kyçur të rinisë nëpërmjet takave të ulëta, displinës buxhetore, prioriteteve të qarta të investimeve publike, investimeve të kapitalit gjerman.
Kreu i PD ka një mesazh të veçantë për shqiptarët, të cilët ndjekin çdo ditë nga selia e PD betejën e opozitës kunder krimit të lidhur me pushtetin.
“Dua t’u rikonfirmoj sot qytetarëve që, ndonëse beteja e përditshme me të keqen na e pamundëson ta themi këtë përditë, ne punojmë ditë për ditë për vizionin tonë të së nesërmes, të një Shqipërie të zhvilluar, me mundëis për një jetë më të mirë për rininë dhe për të gjithë shqiptarët dhe se këtu mbështetemi fuqimisht në ekspertizën e miqve tanë të çmuar kristian demokratë.”- u shpreh Basha.