Taksistët e Tiranës dalin në protestë, kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe respektim të tarifave në shërbim

Sindikata Shqiptare e Taksive, Sindikata e Pavarur e Taksive dhe Shoqata e Taksive “Tirana ” janë mbledhur ditën e sotme në protestë, në sheshin Nënë Tereza.

 

Protesta me makina zhvillohet, për problemet e shërbimit taksi.

Ata kanë parkuar mjetet e tyre në shesh dhe kërkojnë ulje të çmimit të karburantit si dhe respektim të tarifave në shërbim.

“Ulja e çmimit të karburantit”, “Dialogu, kriter i demokracisë”, “Respektimi i tarifave në shërbim”, janë disa nga mesazhet në pankartat e vëna mbi xhamat e mjeteve taksi.

Në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen, javën e ardhshme kanë paralajmëruar se do të bllokojnë bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Komunikata e Sindikatës së Taksistëve:

Sindikata e Punonjësve të Transportit të Shqipërisë dhe Sindikata e Transportit Taksi së pari ju përshëndet të gjithëve për pjesëmarrjen.

SPTSH dhe Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë, midis shumë dukurive të tjera, ndryshime të vrullshme e të pakontrolluara janë bërë edhe në sistemin e transportit rrugor me taksi, gjë që është rrjedhojë e shtimit të pazakontë të numrit të mjeteve të licencuara. Në këto ndryshime e rritje, krahas mjeteve të tjerë, bie në sy veçanërisht shtimi i madh i automjeteve taksi, ajo që ka spikatur e po spikat në mënyrë të veçante është mungesa e rregullave e anarkia në qarkullimin të mjeteve, gjë që jo vetëm ka cenuar e dëmtuar shërbimin e taksive, por në mjaft raste ka shkaktuar dhe konflikte të rënda. Shtimi i mjete Taksi ka rënduar shumë në përballimin e kushteve të jetesës të shumë Taksistëve. Konkurenca e pabarabartë në këtë shërbim, mjetet e pa licencuara, kriteret e punësimit, numri i lartë i mjeteve Taksi, çmimi i lartë i karburantit po ulin ndjeshëm të ardhurat e shërbimit, dhe po rëndojnë mbi qytetarët.

Shprehim pakënaqësinë në protestën tonë për mosreflektimin e mungesën e përgjegjësisë dhe të dialogut nga Bashkia Tiranë që, para së gjithash është detyrim institucional dhe kushtetues. Duke i qëndruar kërkesave këmbëngulim deri në plotësimin e

kërkesat të mëposhtme;

  1. Respektimin e tarifave të taksimetrit, si dhe kriteret për personat që shërbejnë Taksi.
  2. Të jenë në pronësi të personit Targa, pulla e Bashkisë dhe Licenca.
  3. Të mënjanohen nga shërbimi, të gjitha autoveturat, që nuk janë pajisur me licencën e taksive.
  1. Për të mos dëmtuar nivelin e jetesës së qytetarëve të ulet cmimi i karburantit e të stabilizohet ai në nivelet e cmimeve të trgut ndrkombëtar, dhe garantimin e cilësisë.
  2. Nga organet e Qarkullimit Rrugor, Shërbimi i Taksive të trajtohen më me kujdes e përparësi.
  3. Përcaktimin e numrit të licencave në shërbimin taksi, sipas numrit të banorëve.
Exit mobile version