39 vjeçari Uljan Kolgjegja që i vuri zjarrin vetes para Kryeministrisë pak ditë më parë, i ka dërguar një mesazh prekës sot ish-Kryeministrit Sali Berisha, në të cilin zbulon të vërtetën e veprimit të tij. Ai shkruan se, ia hoqën padrejtësisht patentën si taksist, burimin e vetëm të bukës së gojës.
Mesazhin e tij e ka publikuar sot me një një shënim, ish-kryeministri Sali Berisha, duke zbuluar një hollësi që nuk u bë e njohur për njeriun që tronditi opinionin më 18 korrik 2020 në Tiranë. Berisha shkruan:
“Uljanit i heqin patentën për hakmarrje politike! Ai tentoi “suicid” para Kryeministrisë sepse ka 5 vetë për të ushqyer. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e Uljanit!
Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin hakmarrës primitiv të Edvin Kristaq Hakmarrjes, i cili e ndëshkoi Uljanin për tatuazhin që u bë lajm boteror. Iu bëj thirrje organizatave të të drejtave të njeriut të dënojne aktin hakmarrës të Edvin Urrejtjes dhe dhunën e egër policore të ushtruar ndaj tij, pasi e shtynë drejt “suicidit”, përfundon ish-kryeministri.
Përshëndetje z Berisha.
Jam Uljan Kolgjegja, djali që desh u vetdogja përpara Kryeministrisë. I shkruajta Ramës dhe meë tha “shkruaj te platforma”. Me numrin personal që ka Rama.
Më hoqën patentën më 19 prill në kohën e pandemisë. E kisha autorizimin 24 orë për shpërndarje dizinfektuesish për të gjithë Shqipërinë.
Ma hoqën 3 vjet, doktor, po unë jam vet i 5 në shtëpi; kam 2 fëmijë, babin me zemër, mamin sëmurë. Po çfarë të bëj pa patentë?!
Zanati im është taksist.
Ju lutem postojeni, do të më bëni nder Doktor.
Herës tjetër nuk e di çfarë të bëj, se nuk e dua më jetën”, përfundon 39-vjeçari.