Taktika e ‘çmendjes’ së Ilir Metës në gjyq synon bllokimin e procesit

Sulmi verbal i Ilir Metës ndaj Altin Dumanit në sallën e gjykatës, duket se përbën thelbin e një taktike të mirëmenduar.

Njëlloj si Berisha që ka zgjedhur të mos komunikojë me prokurorët, edhe Ilir Meta, duket se do të ndjekë të njëjtën rrugë, por me një qëndrim më agresiv.

Taktika është e mirëmenduar, dhe synon për të bllokuar procesin në gjykatë. Një taktikë e përdorur në të shkuarën nga emra të njohur të krimit, ku shpesh procesi gjyqësor vihej në kolaps me çështje procedurale.

Megjithatë Meta, nuk e ka luksin që të shkarkojë avokatin e ta bëjë atë me të gjithë që zgjedh shteti kryesisht, pasi i duhet një betejë paralele për të kërkuar lirimin nga burgu.

Ilir Meta, me sulmin verbal tenton që ta detyrojë gjykatën që ose të zgjidhë prblemin e rëndimit të tij psikologjik, ose të bllokojë procesin.

Nuk është fare e çuditshme që në ditët e ardhshme të kemi kërkesë edhe për shtrim në spital të Metës me shkakun e rëndimit të situatës së tij psikologjike.

E gjitha është një taktikë që Meta e ka nisur herët dhe me një strategji të caktuar. Pak ditë para se të arrestohej ai nxori një video në rrjetet sociale ku thoshte: Nuk vjen pranvera pa ikur vjeshta. Kjo strategji, pra çmendja dhe sherri permanent është përgatitur me kujdes, për të mos u përballur në gjykatë si me prokurorët, ashtu edhe me dëshmitarët e tjerë.

Meta po negocion me strategjinë e çmendjes, që të ndalohet zbardhja e të gjithë veprimtarisë së tij kriminale. Po me kë negocion Meta? Me amerikanët që janë mbrojtësit direkt të SPAK! Jo më kot Departamenti i Shtetit mbajti një qëndrim të posaçëm për arrestimin e Ilir Metës, ku deklaroi se “Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”./Pamfleti

Artikulli paraprakProtesta e deputetëve të Berishës në PE, analisti Agim Baçi: Nuk e di si ia kanë shpjeguar eurodeputetëve që “SPAK është kriminal”
Artikulli tjetërPolemika e panjohur e Konicës, me Shahin Kolonjën: Ti harbut që më quan mua grek, laj më parë kokën, të të shporren ca morra…