Talebanët marrin avionët dhe helikopterët amerikanë

Talebanët kanë publikuar një video në të cilën shihet se kanë marr në zotërim helikopterët ushtarakë amerikanë të vendosur në aeroportin në Kandaharit, qytetit që ata e morën të premten.

Në njërën nga videot e postuara dje, një luftëtar shihet duke ecur rreth një helikopteri ushtarak Black Hawk në ngjyrat e Forcave Ajrore Afgane, në një hangar në aeroportin e qytetit të dytë më të madh të vendit.

Më pas ushtari e lë hangarin dhe në video mund të dallohet një tjetër helihopter i të njëjtit lloj. Ndërsa luftëtari kthehet në hangar, dy helikopterë ushtarakë rusë vërehen dhe dikush dëgjohet duke thënë “Ky është vullneti i Allahut!”

Agjencia franceze nuk mund të konfirmojë nëse këta helikopterë mund të jenë funksionalë, ndërkohë që xhami i përparmë i Black Hawk është i mbuluar me një mbulesë të zezë dhe helikopteri nuk duket të ketë një motor në të majtë.

Helikat mungojnë nga dy helikopterët ushtarakë rusë, të cilët ndodhen pranë hangarit dhe njëri prej tyre është i mbuluar me një mbulesë të zezë. Një nga luftëtarët dëgjohet të thotë se pesë helikopterë dhe avionë të ndryshëm janë në aeroportin e Kandahar. AFP nuk ka mundur të konfirmojë numrin e saktë të avionëve ushtarakë në aeroport. Ekspertët dyshojnë në rëndësinë e marrjes nën kontroll të këtyre helikopterëve dhe avionëve nga ana e talebanëve, pasi ata nuk kanë personel të mjaftueshëm për t’i riparuar dhe pilotuar ato.

Në video të tjera nga qytetet afgane të kapura nga talebanët, luftëtarët pozojnë duke mbajtur armë të kapura nga forcat afgane ose duke patrulluar automjete që u përkasin forcave speciale afgane.

Exit mobile version