Talebanët rivalizojnë Ramën, 500 milionë USD nga opiumi

Këtë vit në Afganistan pritet të mblidhen rreth 4.800 ton opium. Ky është parashikimi i “Vështrimit për Opiumin 2016” të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Drogave dhe të Kriminalitetit (UNODC). Kjo përbën një rritje prej 43 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Për vite të tëra, prodhimi afgan i opiumit ka shënuar rritje të vazhdushme – nga 3276 ton në vitin 2000, në më shumë se 5.800 ton në vitin 2011, në 6.400 ton në vitin 2014. Në vitin 2015 prodhimi ra, kryesisht për shkak të sëmundjeve të bimëve. Prandaj, gjatë këtij viti u rrit kërkesa dhe çmimet. Prodhimi më i lartë është regjistruar në vitin 2007 me 7.400 ton opium.
Sipërfaqja e kultivimit të hashashit u rrit në vitin 2016 me dhjetë për qind në 201,000 hektarë. Ky është niveli i tretë më i lartë prej më shumë se 20 vjet. Vetëm në vitin 2013 dhe 2014, ka pasur më shumë fusha me lulekuqe në Afganistan, thuhet në raport.
Opiumi është lëndë e parë për prodhimin e heroinës. Sasia më e madhe e kësaj droge vjen nga Afganistani. Ekspertët mendojnë madje se, prodhimi i sivjetshëm mund të jetë edhe më i lartë, sepse për shkak të gjendjes së sigurisë nuk mund të kontrollohen të gjitha zonat.
Provinca e Helmandit për të cilën luftojnë fort talibanët e radikalizuar, është prodhuesi kryesor i opiumit. Në këtë provincë janë të mbjella me lulëkuqen nga e cila nxirret opiumi më tepër se 80.000 hektarë.
Sipas Jelena Bjelica nga Instituti “Afghanistan Analysts Netëork”, sa më e pasigurt është gjendja aq më tepër shtohet prodhimi i opiumit. Për shkak të sukseseve të talibanëve, qeveria afgane ka pësuar dështime në përpjekjet për shkatërimin e fushave me lulëkuqe. Por ekspertët mendojnë nga ana tjetër se, shkatërrimi i fushave të lulëkuqeve pa ofruar alternativa të tjera është kundërproduktive, sepse për qindra fshatarë në Afganistan opiumi është i vetmi burim të ardhurash. Në rast se nuk ofrohen pra alternativa të tjera, fshatarët mund t’u bashkohen talebanëve, shkruan ekspertja e Afganistanit, Vanda Felbab-Broën, në një studim për Institutin Kërkimor Brookings.
Opiumi dhe terrorizmi janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin: talibanët radikalë islamistë janë pjesë e mafisë së drogave. Në provincën Helmand, ata kontrollojnë aktualisht 85% të 14 komunave – dhe në këtë mënyrë edhe territoret ku kultivohen lulëkuqet dhe rrugët e kontrabandës. Sipas OKB-së talibanët kanë fituar që në vitin 2009 rreth 155 milionë dollarë prej tregtisë së drogave, ndërsa në vitin 2015 kjo shifër duhet të ketë qenë të paktën 500 milionë dollarë.

Raporti i OKB: 100 mijë vdekje në vit

Kombet e Bashkuara thonë se, opiumi i prodhuar në Afganistan po shkakton një numër të madh vdekjesh në mbarë botën. Në një raport të Agjencisë së OKB-së për Luftën Kundër Drogës dhe Krimit thuhet se, Afganistani prodhon 92% të opiumit në shkallë botërore.
Në raport thuhet se, sot në botë më shumë njerëz vdesin nga opiumi që vjen nga Afganistani, se nga çdo drogë tjetër. Raporti thotë se, opiumi i Afganistanit shkon te 15 milionë përdorues të rregullt droge, duke shkaktuar afro 100 mijë vdekje në vit.
Sipas OKB-së, numri i personave që vdesin çdo vit nga mbidozat e heroinës në vendet e NATO-s, është pesë herë më i lartë se numri i ushtarëve të NATO-s që janë vrarë në Afganistan gjatë tetë vjetëve të fundit.
Raporti thotë se, në Afganistan kapet vetëm 2% e sasisë së opiumit, në Iran kjo shifër është rreth 20%, në Pakistan 17%, ndërsa Rusia dhe disa vende evropiane arrijnë të zbulojnë vetëm 5% të sasisë së opiumit që futet në territorin e tyre.
Shefi i Zyrës së OKB-së për Luftën Kundër Drogës dhe Krimit, Antonio Maria Costa, tha se bashkësisë ndërkombëtare do t’i kushtonte më pak nëse problemi trajtohej që në Afganistan.
Ai tha, gjithashtu, se tregtia e opiumit po financonte veprimtarinë e militantëve në Afganistan, Pakistan dhe në Azinë Qendrore.
Zyrtari i OKB-së i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të koordinojë përpjekjet për të vepruar mbi të gjitha hallkat e zinxhirit të drogës.

Exit mobile version