“Talenti i Barcelonës më la 1 muaj pa gjumë”/ Rrëfimi special, Silvinjo nuk ka dyshime për debatin Mesi-Jamal: Edhe tre ditë…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit, teksa ndoqi nga afër duelin mes Barelonës dhe Dortmundit, që u fitua nga katalanasit me rezultatin 4-0. Prezenca e teknikut brazilian, duket se i ka sjellë fat kuqebluve të Hansi Flik.

Kjo vizitë e Silvinjos, ka tërhequr vëmendjen e mediave katalanasve, të cilat nuk nguruan t’i merrnin një prononcim trajnerit të Shqipërisë, i cili për “Cadena Ser”, ka analizuar formën e Barcelonës, teksa nuk e ka fshehur dëshirën që skuadra e Flik të fitojë tripletën. Ai është pyetur edhe për “rivalitetin” Mesi-Jamal, si dhe për fitoren spektakolare të Arsenalit ndaj Realit.

“Ishte bërë shumë kohë dhe desha të shihja një ndeshje të Barçës dhe pak Dortmundin. Por mes të dyjave Barcelona ishte në një nivel shumë të lartë. Kjo është Champions, ishte një ndeshje shumë e bukur dhe skuadra u paraqit shumë mirë. Shihej shumë harmoni. Lëreni mënjanë taktikën, lëreni mënjanë teknikën, ka shumë harmoni me trajnerin, Dekon, drejtuesit, presidentin. Sigurisht, si gjithmonë lojtarët po bëjnë shumë mirë.

Flik po bën një punë të madhe, është një zotëri i cili menaxhon shumë mirë dhomat e zhveshjeve, ka ide të qartë për futbollin, shumë mirë, me të vërtetë shumë mirë. Unë kam parë një ndeshje të madhe.

A e fiton Barça këtë vit Ligën e Kampioneve? Pyetje e vështirë, atë që ia thashë sot Dekos nuk do ua them juve.

Një finale kundër Realit? Do të më pëlqente shumë “Triplete” dhe shumë tituj, çfarëdo qoftë. Por jetohet një ambient shumë i mirë. Nuk është e lehtë. Ju e dini më mirë se unë që nuk është e lehtë. Unë e kam përjetuar një “Triplete”. Barcelona është në një rrugëtim shumë të mirë, me lojtarë të rinj, duke bërë një punë shumë të mirë, nga fillimi e deri në fund, me trajnerin e lojtarët protagonistë si gjithmonë. Ka ende shumë punë, por ka një ndjesi shumë të mirë. Unë e kam përjetuar këtë situatë dhe i përgëzoj të gjithë. Nuk mund të them asgjë më shumë.

Jamal? Ky djalosh më hoqi një muaj gjumë. Luajtëm kundër Spanjës në Europian dhe ai luajti. Përtej faktit që luajtëm edhe ndaj Italisë dhe Kroacisë, por ky zotëria është shumë i vështirë për ta ndalur, ta dublosh, të bësh mbulim të gjerë dhe t’i heqësh shpejtësinë e lojës. Është shumë teknik. Por jam i mërzitur se humbëm 1-0 ndaj Spanjës, ishim në garë gjatë 90 minutave, por bëhet fjalë për një lojtar të një niveli shumë të lartë. Por unë do ju them edhe se kam përjetuar Mesin kur ishte 17 e 18-vjeçar. Por Mesi është Mesi.

Më i mirë Mesi 17-vjeçar apo Jamal 17-vjeçar? Unë për tre ditë bëj 51 vjeç dhe kam eksperiencë, nuk do të të përgjigjem pasi së pari Mesi është Mesi dhe çdo gjë tjetër lëre mbrapa.

“Topi i Artë” për Rafinjan? A mund të takohemi nesër dhe të flasim? (qesh)

A u gëzova nga fitoja e Arsenalit? Shumë, shumë, shumë. Çfarë spektakli ekipi i Artetës, çfarë spektakli ekipi I Arsenalit! Shumë mirë, gjithçka shumë mirë! Pastaj të shohim, “Bernabeu” është “Bernabeu”, nuk është e thjeshtë, por më mahnitën.

Shqipëria? Ne po kërkojmë gjithmonë lojtarë të rinj, që të mund të bëjmë një tjetër mrekulli tjetër. Por po punojë mirë me presidentin, lojtarët janë mirë. Tani po shohim ndeshje, gjëra taktike gjithashtu. Sot pashë Borusia Dortmundin, nuk është e lehtë të ndalosh Barcelonën. Unë erdha të shoh Barçën, por edhe Dortmundin, si mund të ndalim një ekip si Barcelona. Nuk është e lehtë, kohët e fundit luajtëm ndaj Anglisë në “Uembli” dhe nuk është e lehtë”, u shpreh Silvinjo.

Exit mobile version