Talenti i Ajax, Justin Kluivert ka zbuluar atë që i ka thënë trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, në fund të finales së Europa League në sezonin e kaluar. Adoleshenti Kluivert, djali i legjendës së futbollit holandez Patrick, nuk luajti në finalen ku “djajtë” fituan 2-0 ndaj Ajax në Stokholm, por ishte i pranishëm në stol. Pavarësisht se ekipi nga Amsterdami u mposht, Justin u pa duke qeshur gjatë një bisede me Jose Mourinho, i cili ka punuar me të atin e tij kur ishte ndihmëstrajner te Barcelona. I pyetur në lidhje me simpatinë që Messi ka karshi tij, Kluivert jr. tha: “Nuk jam në kontakt me Messin, kësisoj nuk e di nëse është e vërtetë që ai më ka pëlqyer. Sigurisht që është shumë e bukur për t’u dëgjuar”. I pyetur se çfarë foli me Mourinho, Kluivert tha: “Ai më tha se ishte e këndshme që më shikonte sërish pas një kohe kaq të gjatë, sepse më ka parë kur isha foshnje në krahët e babait dhe më tha se ishte e këndshme që po bëja një punë kaq të mirë”. Kluivert jr. ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tetë asiste me fanellën e Ajax, që kur debutoi në janar 2017. Ai ka fituar një vend në kombëtaren holandeze, teksa shtypi ka shkruar kohët e fundit se mund të shkojë te Barcelona në të ardhmen.
Kryesore
Continue to the categoryPesë vite nga tërmeti/ Sabah Sheta: Qeveria po mashtron qytetarët e...
Sabah Sheta, Kryetar i Degës së Demokratëve Euroatlantikë në Krujë, ka reaguar për situatën pas tërmetit të vitit 2019, duke theksuar vështirësitë që po...