Talenti shqiptar rinovon me Barcelonën me superklauzolë

Labinot Kabashi ka rinovuar kontratën për dy vitet e ardhshme me Barcelonën, me opsionin për ta zgjatur edhe për dy të tjera. Në kontratën e tij të re klauzola e largimit të tij do jetë 40 milionë euro, ndërsa nëse aktivizohet me ekipin e parë shkon automatikisht në 100 milionë euro.
Kabashi aktivizohet si mesfushor me ekipin U19 në akademinë e “La Masia”, me të cilët arriti të fitojë Champions League për të rinjtë sezonin e shkuar. 18-vjeçari ka lindur në Finlandë, por ka marrë nënshtetësinë e Kosovës duke luajtur për përfaqësuesen dardane.
Aktualisht Kabashi vuan nga një dëmtim në gju dhe së shpejti pritet të kryejë një operim afatgjatë në gjurin e majtë, teksa me 28 shkurt mbush 19 vjeç.
“Unë dua të falënderoj FC Barcelona për besimin dhe që ka qenë gjithmonë pranë meje, pavarësisht lëndimeve që kam pësuar në vitet e fundit. Klubi ka qenë gjithmonë në anën time dhe dua të ua kthej me punë, përpjekje dhe futboll gjithë këtë besim”, tha Kabashi.

Artikulli paraprakZbulohen mesazhet kërcënuese ndaj administratës në Vlorë për të shkuar në takimin e Ramës
Artikulli tjetërRonaldo, nga një fëmijë i llastuar në një lider i Juventusit