Tallja e radhës që “rilindja” i bën qytetarëve të Vlorës, reagon dega e PD 

PARTIA DEMOKRATIKE VLORË denoncon talljen e radhës që rilindja i bën qytetarëve të Vlorës.

Nëpërmjet përfaqësuesit të saj, të Paaftit në krye të bashkisë, rilindja ka organizuar një takim për Sheshin e Flamurit.

Që në fillim, duam ti kujtojmë opinionit publik se Partia Demokratike Vlorë e denoncoi në Sheshin e Flamurit, projektin e prezantuar dhe kërkoi të pyeteshin vlonjatët, por jo takime të njëanshme, si ai që organizon rilindja, të cilat nuk i shërbejnë qytetit, por pushtetit!

Takimi nuk kishte për qëllim Sheshin e Flamurit, por largimin e vëmendjes së opinionit të gjerë vlonjatë nga masakra urbane dhe abuzimet që po kryhen në Skelë e përgjatë bregdetit.

Atje ku firma e preferuar e Kryeministrit po bën kërdinë me beton, në mungesë të plotë të transparencës dhe të ruajtjes së mjedisit.

PARTIA DEMOKRATIKE VLORË i bën me dije opinionit publik se takime të tilla janë mashtrime të pastra sepse projekti tashmë është mbyllur, tenderi është kryer, dhe firma fituese e ka fituar me 2 miliard lekë më shumë.

Në të tilla kushte, kur gjithçka është mbyllur, kantieri është ngritur dhe punimet morën edhe bekimin e Edi Ramës, takimet për gjoja tërheqja të mendimit të qytetarëve janë FARSË.

Exit mobile version