Kryetari i opozitës, Basha është iqartë në qëndrimin që duhet mbajtur ndaj reformës zgjedhore. Tryeza me Bajrët, Shullazim apo Avdylajt dhe Gjiknurin në krye është tallje dhe provokim për opozitën. Ka edhe një këshillë për OSBE në Tiranë, të shprehet për raportin e OSBE/ODIHR si dhe të reagojë për tre kryebashkiakët e dënuar.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli në një komunikim me median në selinë e prtisë.
Zgjidhja e krizës kërkon vullnet politik, tha kreu demokrat.
Duke ju përgjjgjur ftesës së Ramës për reformën zgjedhore ai tha se, raporti i OSBE-së foli qartë për 30 qershorin”.
“Nëse tryeza për reformën zgjedhore që përfshin Gjknurin atëherë….
Sipas Lulzim Bashës, një ftesë e tillë është tallje dhe provokim, ndërsa me ironi i kërkoi Ramës që të ftojë edhe disa nga krerët e bandave, si Emiljano Shullazin, Bajrin, Avdylajt, etj.
“Rama të mos fshihet pas letrave publike”.
OSBE në Tiranë të shprehet për raportin e OSBE.
Sipas kreut demokrat, opozita ka një platformë për reformën zgjedhore.
Pjesë nga deklarata e Bashës:
Dhënia fund krizës politike është prioritet absolut i Shqipërisë, i PD dhe i opozitës së bashkuar. Të3 gjithë e dimë se këtë krizë nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor, Kushtetua dhe ligjet, pasi këto të fundit nuk janë përgjegjëse për Pjetrin, Babanin, as për vjedhjet e votave të 30 qershorit. Raporti i OSBE është i qartë, jo vetëm më 2019, por edhe më 2017, 2015, ky raport hapet me kornizën e qartë.
Zgjidhja e plotë për Shqipërinë dhe për lajmin pozitiv për integrim duhet të vijë vetëm nga zgjidhja e krizës politike. Nuk mund të fshihemi pas ftesës, që është ajo e një individ, si Damian Gjiknuri, i përfshirë në dosjen 184. Atëherë le të ftojnë dhe Shullazin, Bajrin, Avdylajt, sepse kjo është një tallje, një provokim për të gjithë shqiptarët.
Reforma Zgjedhore është shumë e rëndësishme, opozita ka përgatitur një platformë për këtë reformë, që duhet të përfshirë një transformim të thellë politik, ku të mos përsëritet kurrë më një krizë e tillë. Opozita po përgatit platformën e saj, që do ta diskutojë me gjithë grupet e interesit dhe qytetarët shqiptarë.
Hapi i parë për zgjidhjen e krizës duhet të jetë pranimi i krizës, kjo mund të shtojë bazën drejt një rrugëdalje nga kriza. Një reformë zgjedhore të plotë, që do ta bëjë politikanin shërbëtor të interesit publik dhe jo përfitues të të mirave materiale.