Tank para stadiumit në Beograd, Berisha: Akt i pashembullt, luftënxitës dhe i turpshëm!

Nga Sali BERISHA

Sot ndeshen në Beograd, në stadiumin “Ylli i Kuq”, përfaqësueset e Serbisë dhe Kroacisë. Prej dy ditësh, para stadiumit është vendosur një tank serb, që ka vrarë qindra qytetarë kroatë, civilë të paarmatosur, në betejën apo më mirë të themi, kasaphanën e Vukovarit.

Vendosja para stadiumit e këtij tanku, simbol i barbarive serbe në Vukovar, sigurisht është bërë me miratim dhe urdhër të Presidentit të Serbisë dhe serbomadhisë Vuçiç, mikut të ngushtë të Zografit Bis, njëherazi Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë.

Ky është një provokacion shumë i rëndë, i turpshëm, luftënxitës dhe i pashembullt në historinë e sportit botëror.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt, që bie ndesh me parimet dhe misionin e madh të sportit për paqen dhe mirëkuptimin midis popujve, i bëj thirrje UEFA-s t’i japë Serbisë, ekipit të saj, ndëshkimin më të rëndë.

Exit mobile version