Tao Tao nuk voton kandidaturat e presidentit sepse nuk janë të dënuar për trafik droge…

Pas refuzimit që Kuvendi i ka bërë kandidaturave të propozuara nga presidenti Ilir Meta për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, vjen reagimi i zëdhënësit të presidencës, Tedi Blushi.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi ironizon me kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Sipas tij, fakti që kandidatët e propozuar nga presidenti nuk janë të dënuar për trafik droge, prostitucion apo vjedhje banesash, i japin të drejtë Ballës.

“Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen.

Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”, shkruan Blushi në reagimin e tij.

Gjatë seancës së sotme, Parlamenti votoi kundër kandidaturës së Petraq Milos për kryetar të KLSH-së.

Exit mobile version