Interi ka triumfuar në miqësoren e radhës që ka zhvilluar, atë kundër Las Palmasit spanjoll, me Mehdi Taremin përsëri si protagonist. Sulmuesi iranian nuk ndal golat në miqësore në pritje të titullarëve Martinez dhe Turam, duke bërë të qartë se do të jetë një rival i fortë për formacionin.
Në ndeshjen ku Asllani ishte titullar në radhët e zikaltërve, goli i parë erdhi shpejt me penalltinë e Taremit në minutën e 11-të. Iraniani shënoi edhe golin e dytë në minutën e 38, teksa kishte edhe raste të tjera për shënim.
Goli i tretë i Interit erdhi në minutat e fundit të sfidës me anë të Dimarkos i cili shfrytëzoi një gabim të prapavijës spanjolle.