Tarifat e studentëve u rritën me VKM, protesta e ligjshme!

Jorida TABAKU

Më pyetjen Përse protestojnë studentët?, deputetja e PD Jorida Tabaku reagon përmes një postimi në facebook në lidhje me protestën e studentëve sot para ministrisë së Arsimit. Ndërsa e konsideron reformën e Arsimit si mëmë të të këqijave, Tabaku shkruan se ajo prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët.
“Mëma e të këqijave sot është Reforma e Arsimit që prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët. Kjo Reformë qe ogurzezë për studentët dhe ndonëse opozita e kundërshtoi dhe replikoi ashpër me qeverinë sërishmi kokëfortësia dhe makutëria e mazhorancës fitoi. Dy probleme kishte reforma; së pari zhdukte autonominë e Universiteteve dhe së dyti krijonte të gjitha kushtet që qeveria të shtrenjtojë tarifat për studentët duke shkatërruar kështu arsimin publik në shërbim të interesave klienteliste private”, shkruan Tabaku.
Në vijim deputetja demokrate, publikon edhe VKM e qeverisë Rama për tarifat e studentëve.
“Nën frymën e këtij ligji 8 muaj më parë kjo qeveri firmosi me VKM rritjen e tarifave për studentët. Ministria e Arsimit i hapi rrugë kështu shtrenjtimit të dijes duke mos sjellë asgjë tek studentët. Ndërkohë që universitetet klienteliste përfitonin nga ligji në fjalë.” Vijon Tabaku në reagimin e saj, ndërsa thekson se protesta e studentëve është sot më se e motivuar dhe e ligjshme. Ato u gënjyen nga ministria dhe gjithë qeveria.

1

Exit mobile version