Task-forca për zgjedhjet, ambasadori i BE, Gonzato: Mirëpres nismën e SPAK

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se task-forca e ngritur nga SPAK për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit, është një nismë e mirëpritur prej tij, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Blerja e votës dhe presioni ndaj votuesve vijon të jetë problem në Shqipëri. Mirëpres nismën e ndërmarrë nga aktorët kryesorë, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Policia e Shtetit, për të koordinuar përpjekjet e tyre para zgjedhjeve të 11 majit, për të adresuar krimet e mundshme zgjedhore, si garanci për besim në këto zgjedhje. Dhe mezi po pres që të dëgjoj më shumë nga këto institucione lidhur me nismën e tyre dhe koordinimin”, tha Gonzato në një takim të organizuar nga organizata të shoqërisë civile.

“Keqpërdorimi i burimeve administrative është një tjetër çështje e ngritur në raporte të ndryshme, si një çështje që kërkon më shumë vëmendje për të siguruar kushte të barabarta loje”.

Artikulli paraprakKatër arsye të mundshme pse keni gjithmonë të ftohtë
Artikulli tjetërBasha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Dr. Pazari ka zgjedhur koalicionin anti-SPAK, unë atë me qytetarët që duan fundin e pandëshkueshmërisë