“Tatimi i profesioneve të lira do të rrisë papunësinë në Lezhë”, Alfrida Marku: Rreth 2 mijë biznese përballen me ndryshimet abuzive

Rreth 2 mijë subjekte nga profesionet e lira në qarkun e Lezhës po përballen me faturat si pasojë e ndryshimeve abuzive të tatimit mbi të ardhurat. Anëtarja e Kryesisë së PD, Alfrida Marku, shprehet se “e gjitha kjo është për të penguar lirinë e ushtrimit të profesionit duke vendosur subjektet në kushte të pabarabarta dhe do të rrisë papunësinë në Lezhë”.

Më poshtë postimi i anëtarit të kryesisë së PD, Alfrida Marku:

Rreth 2 mijë subjekte nga profesionet e lira në qarkun e Lezhës, ndër të cilët afër 1 mijë vetëm në Bashkinë Lezhë, kanë nisur të përballen me faturat si pasojë e ndryshimeve abuzive të tatimit mbi të ardhurat.
15-23 % tatim mbi fitimin, barrë e shtuar për 2 mijë të vetëpunësuar, persona fizikë të shërbimeve të profesioneve të lira, ose e thënë ndryshe për afër 2 mijë familje në Qarkun Lezhë.
E gjitha kjo, është vijimësi e politikave për të shkatërruar shtresën e mesme, për të penguar lirinë e ushtrimit të profesionit duke vendosur subjektet në kushte të pabarabarta, e që në mënyrë të pashmangshme do të nxisë informalitetin, do rrisë papunësinë në qarkun Lezhë, i cili sipas të dhënave të INSTAT ka nivelin më të lartë të papunësisë në vend.

Exit mobile version