Tatimorët terror ndaj tregtarëve të vegjël, Biznesi 10 ditë kohë Ramës për t’u tërhequr nga vendosja e TVSH-së

Biznesi i vogël ka pasur sot një deklaratë për mediat, ku i ka kërkuar qeverisë që të heqë dorë nga vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël. Ata i kanë lënë qeverisë 10 ditë kohë që të reagojë dhe më pas, në rast se qeveria nuk tërhiqet, protestat do të përshkallëzohen.
Kreu i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto u shpreh se kjo protestë nuk është vetëm për vendosjen e TVSH-së, por për klimën e biznesit në përgjigjthësi dhe për nivelin mjaft të lartë të korrupsionit në vendin tonë.nasto
Albert Nasto: A e kuptoni ku po shkojnë lekët, 1 metër kub në Tiranë është njësosj sikur të jetonim në Paris. Në Gjermani biznesi kontrollohet njëherë në gjashtë vjet, nuk vjen njeri tre herë në muaj, nuk po na lënë që të punojmë. Nuk e kemi kauzën vetëm te TVSH-ja, po te korrupsioni, te klima për të bërë biznes. E gjitha kjo bëhet për të shmangur gjobat dhe penalitetet. Do ti lëmë qeverisë 10-15 ditë kohë.

 

Artikulli paraprakDenoncimi i Berishës/ Rama mashtron me portalet e punësimit, ja si u jepet testi i plotësuar militantëve të PS
Artikulli tjetërRaporti i Freedom House: Rama i dha “Klanit” dhe “Top Channel” 5 milionë euro