Ish-Kryeministri Berisha publikoi dje denoncimin e një punonjësi tatimor sipas të cilit në Tatime ka nisur punësimi masiv me kontratat të përkohshme i militantëve të PS. Duke iu referuar këtij denoncimi, Berisha dënoi dje punësimin në kundërshtim me ligjin të qindra e qindra militantëve të PS, me kontratë të përkohshme, të cilët lëshohen si lukuni mbi bizneset. “Dokumenti që sapo ju dërgova është një format kontrate me të cilën janë punësuar në Tatime qindra militantë dhe haptazi në kundërshtim me kontratën dhe ligjet në fuqi, këta të punësuar kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë funksione specialistësh dhe inspektorësh të Tatimeve, duke ushtruar kontrolle dhe gjobitur biznese”, thuhet në denoncimin e publikuar nga ish-Kryeministri Berisha. Një ditë më parë, ish-Kryeministri Berisha publikoi dje një mesazh të kryetarit të PS Kamëz, Ramadan Cani, i cili i është drejtuar kryetarëve të organizatave që të dorëzojnë listat e anëtarëve të PS-së për legalizimin e shtëpive. “Ky është legalizimi i Edvin Kristaq Ramës! sb”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar edhe formularin e përgatitur nga kreu i PS dërguar organizatave të partisë për t’u plotësuar nga anëtarët e saj në mënyrë që të përfitojnë legalizimin e shtëpive. Cani iu kërkon të sjellin sa më shpejt listat me emrat e anëtarëve të partisë që duan të bëjnë legalizimin e shtëpive. Afati i fundit është 22 tetori, ndërkohë që Cani kërkon që listat të kenë në fund nënshkrimin e krerëve të organizatave.
Kryesore
Continue to the categoryRomeo Karaj: Basha sakrifikoi për PD-në dhe të djathtën, Berisha e...
Avokati Romeo Karaj duke folur për situatën në Partinë Demokratike në emisionit “3D” në RTSH, ka krahasuar liderët kryesorë të saj. Sipas tij, Lulzim...