Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Taulanda Jupi:
Programi për artin kulturën, trashëgiminë e kulturës dhe të
mendimit ka si qëllim strategjik të shndërrojë artin, kulturën
dhe trashëgiminë kulturore në një industri kreative
funksionale, të integruar dhe konkurruese, me ndikim të
rëndësishëm social dhe ekonomik.
Shqipëria meriton më shumë, shqipëtarët meritojnë më
shumë, ndaj objektivi politik i programit të Partisë
Demokratike është : “Art dhe kulturë e aksesueshme për
çdo qytetar, jo vetëm si një e drejtë humane, por si një
faktor themeltar për një shoqëri më të shëndetshme, më
tolerante dhe gjithpërfshirëse”
• Partia Demokratike angazhohet për rritjen progresive të
buxhetit për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë e Kulturës
në masën 50 milion €.
• 0% taksë për individin krijues, për të nxitur krijimtarinë
në sektor të industrisë kreative.• RINFOND – do të jetë fondi prej 1 MILION i dedikuar për
artistët e rinj në të gjitha fushat e krijimtarisë sepse të
rinjtë tanë meritojnë më shumë, ata duhet të shkëlqejnë
me artin dhe talentin e tyre në Shqipëri.
• Partia Demokratike angazhohet se do të rrisë në masën
5MILION € buxhetin për KINEMATOGRAFINË duke synuar
me këtë Prodhimin Promovimin dhe Distribuimin e
produktit kinematografik shqiptar.
• Krijojmë për herë të parë mekanizmin e rimbursimit për
të gjithë investitorët e huaj në kinematografi në masën
35% ( mekanizmi i njohur si Tax Credit ose Tax Rebate )
• Përmes Strategjisë Kombëtare për zbatimin e “Ligjit për
të Drejtën e Autorit” 10 fishojmë të ardhurat që
gjenerohen nga industria kreative të lidhura me të drejtën
e autorit nga 0.7 mln € që është sot synojmë 7 milionë €
Ne besojmë se arti, kultura dhe trashëgimia kulturore përmes
investimit, rikonceptimit e reformimit të thellë strukturor dhe
ligjor në vizionin qeverisës të Partsë Demokratike do të
shndërrohen në një vektor të rëndësishëm drejt integrimit
kulturor të Shqipërisë dhe kombit shqiptar në Bashkimin
Europian.