Taulanda Jupi nga Pazari i Ri: Me buzëqeshje drejt fitores, më 11 maj voto për ndryshimin

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, Taulanda Jupi, ka përcjellë një mesazh pozitiv nga Pazari i Ri, duke uruar qytetarët për një ditë të mbarë dhe të mbushur me buzëqeshje.

Në një komunikim të shkurtër me mbështetësit e saj, Jupi i ka ftuar qytetarët që më 11 maj të votojnë për ndryshimin, duke mbështetur Koalicionin Euroatlantik dhe alternativën e re që synon të sjellë më shumë ndershmëri dhe energji të re në politikë.

“Mirëmediell nga Pazari i Ri. Ditë të mbarë dhe plot buzëqeshje!” – shkruan Jupi në mesazhin e saj, duke e shoqëruar thirrjen me ftesën për të votuar numrin 4 në fletën e votimit.

Kandidatja thekson se me një sy drejt së ardhmes dhe me besim te vlerat euroatlantike, 11 maji është dita për të zgjedhur ndershmërinë dhe punën me përkushtim për qytetarët.

Artikulli paraprakMyzafer Elezi: Vota është fuqia për të ndëshkuar paaftësinë dhe për të kërkuar ndryshimin
Artikulli tjetërAlbert Kojku: Arsimi është themeli i zhvillimit, Dibra ka nevojë për investim në dije dhe teknologji