Taulanda Jupi: Sa më shumë gra dhe vajza në politikë për t’i shërbyer projektit të ri të PD-së

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupi, në vazhdën e takimeve me gra dhe vajza demokrate, është ndalur në qytetin e Beratit.

“Sa më shumë gra e vajza në përfaqësimin tonë politikë, për t’i shërbyer një projekti të ri që Partia Demokratike do të përbrendësojë në alternativën e saj.” – shkruan Jupi në një postim në rrjetin social facebook.

Më poshtë i plotë reagimi i zonjës Jupi: 

“Faleminderit me zemër!

Të mirat zonja të Beratit, si ky qytet që di të hapë dyert e veta shekullore ndaj gjithkujt, më hapën sot zemrën dhe folëm gjatë e shtruar.

Gratë dhe vajzat demokrate kanë vullnetin dhe vetëdijen se ashtu si çdo strukturë tjetër e partisë duhet të rikonceptojë marrdhënien me qytetarët shqiptarë në një dialog të hapur dhe të sinqertë, ashtu edhe organizata e gruas duhet të shndërrohet në një forum të hapur e komunikues me gratë dhe vajzat, pjesën më vitale të shoqërisë sonë.

Sa më shumë gra e vajza në përfaqësimin tonë politikë, për t’i shërbyer një projekti të ri që Partia Demokratike do të përbrendësojë në alternativën e saj.

Në foto së bashku me kryetaren e Degës së Beratit Florenca Meco , nënkryetaret Liljana Bica  e Monika Qosja dhe zonja të nderuara qëndrestare dhe  kontributore të Partisë Demokratike.”

 

Artikulli paraprakSamiti i Diasporës/ “Propagandë, në 4 vite nuk është bërë asgjë për votën e emigrantëve”, Bakalli: Fjalët e Ramës, premtime boshe
Artikulli tjetër“Ka nuhatur që ky operacion mund të godasë njerëz shumë afër tij”/ Hoxha tregon “frikën” e Berishës për kullën te ish ekspozita