Taulanda Jupi: Shqipërinë nuk e mbrojnë dot nga grushti i shtetit ata që bashkuan votat me Edi Ramën për të mbyllur listat dhe për të amnistuar korrupsionin

“Shqipërinë nuk e mbrojnë dot nga grushti i shtetit ata që bashkuan votat me Edi Ramën për të mbyllur listat dhe për të amnistuar krimet dhe korrupsionin e dënuar nga GJKKO.” – kështu shprehet në një reagim të saj kandidatja për deputete e Demokratëve Euroatlantikë për Tiranën, Taulanda Jupi.

Jupi vijon më tej se më 11 maj duhet të marrë fund politika hipokrite dhe me dy standarde ndaj SPAK dhe GJKKO-së.

Më poshtë reagimi i Jupit:

SPAK-un dhe Republikën parlamentare nuk mund ta mbrojnë ata që heshtin kur Sali Berisha sulmon prokurorët specialë vetëm pse hetojnë korrupsionin e tij dhe të rrethit të tij.

SPAK-un dhe demokracinë në Shqipëri e mbrojnë 80% e shqiptarëve që mbështesin punën e drejtësisë së re dhe 60% e shqiptarëve që janë të kënaqur me rezultatet e saj.

SPAK-un dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri e garantojnë partnerët ndërkombëtare, SHBA dhe BE që kanë investuar kaq energji, përpjekje dhe financime që drejtësia të reformohet dhe korrupsioni të çrrënjoset.

Me 11 maj, politika hipokrite e dy standardeve ndaj SPAK dhe GJKKO do të marrë përgjigje nga qytetarët shqiptarë, në Shqipëri dhe në diasporë.

Artikulli paraprakAzgan Haklaj: Ja pse e dua Malësinë e Gjakovës!
Artikulli tjetërDo të përfaqësojë Demokratët Euroatlantikë në Elbasan, Blerim Kuqja: Do angazhohem për një politikë të hapur me qytetarët