Taulanda Jupi zbulon mesazhin gjerman për politikën shqiptare pas hedhjes së molotovit

Anëtarja e Kryesisë së PD- Demokratët Euroatlantikë, Taulanda Jupi, përmes një postimi ka ndarë për lexuesit mesazhin që ka shqiptuar Dr. Gerhard Wahlers, Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KAS, në 15 vjetorin e çeljes së zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri.

Sipas Jupit, mesazhi gjerman ishte: “protestat janë pjesë e shëndetshme e demokracisë, por përdorimi i koktejeve Molotov është i papranueshëm.” Ky mesazh është degjuar edhe nga eksponentët të z. Berisha, si Këlliçi, Gjin Gjoni dhe Alizoti prezent në mbrëmje.
Postimi i plotë:

Ky është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar jo vetëm partneritetin e qëndrueshëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe kontributin e çmuar të KAS Albania në drejtim të promovimit të vlerave demokratike për një zhvillim të qëndrueshëm në vendin tonë.
Duke patur rastin të takoj miq e partnerë të KAS Albania si edhe drejtuesin Dr. Thomas Kunze, do të veçoja prezencën dhe përshëndetjen e Dr. Gerhard Wahlers, Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të KAS, i cili e mbylli fjalën e tij me një mesazh të qartë:
“Protestat janë pjesë e shëndetshme e demokracisë, por përdorimi i koktejeve Molotov është i papranueshëm.”

image 2

Exit mobile version