Taulant Balla i kërkon gruas së tij, drejtoreshë Juridike në Telekom qelizat telefonike të celularit

Taulant Balla i kerkoi dje Telekom Albania qelizat telefonike të nr te tij për të provuar nëse ka qënë në Fushë Krujë, mbrëmjen e 21 korrikut 2018-të. Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, kërkesën ia ka drejtuar drejtorisë juridike dhe të dhënave personale të Telekom Albania, pra bashkëshortes së tij, Iris Pekmezi Balla e cila është drejtoreshë juridike dhe e të dhënave personale të kompanisë celulare.
Pra, Balla i kërkon gruas qelizat telefonike të telefonit të tij celular që të rrëzojë akuzat për përfshirjen në kërcënimin me armë të një oficeri policie në stacionin policor të F.Krujës, për të ndaluar arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja.
Por nuk është ky i vetmi problem i kërkesës së Taulant Ballës. Kërkesën për marrjen e qeliza telefonike celulare nuk mund ta bëjë dot një qytetar, qoftë ky edhe deputet. Sipas ligjit vetëm prokuroria mun të kërkojë qelizat telefonike nga një kompani celulare, kështu që kërkesa e Ballës është minimumi e paligjsshme dhe qesharake pasi i drejtohet gruas së tij.

balla 1

Artikulli paraprakMziu: Qeveria lë Kamzën pa zjarrfikëse, në rast nevoje bashkia duhet t’i drejtohet Tiranës!
Artikulli tjetërShteti përdhunues, terror kafshëror ndaj vajzës, prova e kryepërdhunuesit