Reshjet e borës kanë shkaktuar problematika të shumta në zona të ndryshme të vendit. E njëjta situatë është edhe në zonën e Taulant Ballës.
Situata mjaft e rëndë paraqitet në zonën e Ballës në Çermenikë, ku të gjitha rrugët janë të bllokuara nga bora.
Po ashtu, në Prrenjas, Rrajcë Sutaj, Rrajcë Skëndërbej 1, Rrajcë Skëndërbej 2, si edhe Gjashtëlis, rruga vijon të jetë e bllokuar nga dëbora.
Ndërkohë pavarësisht situatës shqetësuese ende nuk është vërë re një borëpastruese për të bërë të mundur qarkullimin e lëvizjes.
Mungesa e vëmendjes nga autoritetet ka bërë që banorët të angazhohen dhe të pastrojnë vetë rrugët.