Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, ka shpërndarë një artikull të gjatë të Radio Evropa e Lirë duke iu është përgjigjur zërave kritikë të procesit të “Minishengenit Ballkanik”. Ai fton qytetarët që të lexojë shkrimin e REL për këtë çështje, pasi sipas tij, kështu mund të riformësojnë idenë se kush janë “tradhëtarët” e kombit.
Balla publikoi qëndrimin pro të ish-presidentëve Bamir Topit dhe Fatmir Sejdiut mbi këtë temë, e cila ditët e fundit ka “ndezur” retorikën politike në Shqipëri dhe Kosovë.
“Për kujtesë. “Tradhëtarët” Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Presidenti Bamir Topi fiks 10 vjet me parë, lexojeni vetë qëndrimin për “mini-Shengenin ballkanik””, shkruan Balla.
Pas tij reagoi nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili e quan Ballën një tradhëtaruc.
“Balla si tradhëtaruc i vogël, mbron tradhtarin e madh Rama!
Taulant Balla nga halli që të shpëlajë tradhtinë e tmerrshme të Edi Ramws ndaj Kosovës, publikon se në 2010 janë takuar katër Presidentë dhe kanë folur për mini-Shengenin.
Po cilët janë 4 presidentët në fjalë?
Janë pikërisht: Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
Meqë mori përsipër të bëjë këtë publikim:
Balla duhet të tregojë se ku është Serbia në këtë takim se nuk po e shohim gjëkundi në këtë lajmin që ka postuar.
Balla duhet të thotë pse takimet e Ramës për mini-Shengenin janë turli e përbërë nga presidentë, kryeministra e gjithfarë të tjerësh, ndërsa takimi i vitit 2010 ka vetëm Presidentë.
Balla, meqë Edi Rama i tij ka miqësi jashtëzakonisht të ngushtë me Serbinë, le t’i pyesë serbët pse nuk ishin në takimin e vitit 2010.
Përgjigjet e këtyre pyetjeve dihen, por meqë Balla i ka dalë për zot tradhëtisë së Ramës, i duhet të përgjigjet për to.
Ndryshe edhe ai është njëlloj si Rama, por në krahasim me Ramën si tradhëtar i madh, ky është pak a shumë një tradhëtaruc i vogël”, shkruan Vasili.