Taulant Balla paraqitet në SPAK

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në ambientet e SPAK.

Prej më shumë se 1 orë, ministri po qëndron brenda Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Por nuk dihet nëse ndodhet në SPAK për ndonjë takim pune, apo është marrë për ndonjë çështje ku kërkohet si dëshmitar apo person në dijeni.

E vetmja çështje që Balla ka në SPAK është kallëzimi që ai ka bërë për dosjen “Partizani”, për të cilën ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, janë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Por nuk përjashtohet mundësia që të jetë thirrur edhe për ndonjë çështje të re, ose mund të ketë një takim rutinë nën cilësinë e ministrit të Brendshëm. Më shumë detaje, pritet që të japë vetë Balla.

Exit mobile version