Taulant Balla vendos gjoba për çdo vend pune dhe legalizimi

Taulant Balla, deputet i PS për Librazhdin, vendos gjoba për çdo vend pune dhe çdo legalizimi banesash. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Librazhdi, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Qytetari shkruan se në Librazhd po bëhet nami me emërimet në punë. Sipas tij, gjobat e majme i vjel shoferi i Ballës, Avni Mema. “Taulant Balla pret gjoba për çdo vend pune dhe çdo legalizim. Ai ka për sekser shoferin e tij! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Në Librazhd bëhet nami, doktor. Të gjitha vendet e punës, legalizime e shumë e shumë të tjera kalojnë nga dora e sekserit, shoferit të deputetit Taulant Balla, Avni Mema. Ky është ndërmjetësi. Po paguhen shuma të mëdha parash deputetit nëpërmjet këtij sekseri për një vend pune apo për legalizim banesash. Të lutem denoncoje këtë fenomen. Ky plehra duhet të shkojë në burg”, shkruan qytetari nga Librazhdi.

Exit mobile version