Taylor i thyen këmbën Coleman

Dëmtim horror për futbollistin e Irlandës, Seamus Coleman në derbin britanik me Uellsin. Në minutën e 69-të të këtij takimi, i cili u mbyll me rrjeta të paprekura, një ndërhyrje tepër e rëndë e Neil Taylor i shkaktoi frakturë në këmbë futbollistit të Evertonit, Coleman, i cili u largua më pas me barrelë me maskë oksigjeni, i duartrokitur nga të pranishmit në stadiumin e Dublinit për të kryer ndërhyrjen e nevojshme. Skena u pa qartë edhe nga gjyqtari italian i takimit, Rizzoli, i cili i nxorri menjëherë kartonin e kuq futbollistit uellsian, John Taylor, që luan në radhët e Aston Villas.
28-vjeçari, pasi e kuptoi se çfarë dëmi i kishte bërë kundërshtarit, u mundua ta justifikonte ndërhyrjen e tij si të pavullnetshme. Një barazim shumë i hidhur ky në kampin Irlandez, ku më shumë se për dy pikët e lëna në shtëpi janë të shqetësuar për gjendjen e Coleman, i cili jo vetëm do të mungojë për një kohë të gjatë, por rrezikon edhe karrierën.

Artikulli paraprakFishekzjarret në fushë, hapësirë në mediat e huaja
Artikulli tjetërBarcelona mohon kontaktet me Valverden