Berisha kërkoi dje në Parlament anulimin e udhëzimit që penalizon maturantët dhe i lë ata pa arsim të lartë. “A e dini që janë me mijëra maturantë që iu shkatërruat ëndrrën, ja u mbyllët dyert e universiteteve vetëm e vetëm, që Rama të ndajë fee-të me universitetet private, vetëm e vetëm që të shkojnë sipas dëshirës së tyre dhe studentët e ekselencës të mos ndjekin dot universitetet publike, por të kalojnë te sektori privat? Dhe vazhdoni me mashtrime çdo ditë… Zonjë, ka vetëm një zgjidhje; të anulosh vendimin e parë, të fillosh nga e para mbi bazën e udhëzimeve ekzistuese të viteve më parë, për t’i dhënë fund kësaj batërdie korruptive që bëtë me maturantët shqiptarë. Anulo udhëzimin, udhëzim i cili ka vetëm një qëllim, të mashtrojë dhe t’u mbyllë dyert e universiteteve publike edhe për studentët e ekselencës. Sepse këtë më kërkonin mua universitetet private, kjo ishte kërkesa e prerë e tyre, gjë që s’e bëja kurrë. Ju nuk mund të vazhdoni kështu në këtë mënyrë”, u shpreh Berisha. Po dje, në Facebook, ish-Kryeministri ka publikuar denoncimin e një maturanteje, e cila denoncon se si u mashtrua nga Saimir Tahiri për të fituar degën e Mjekësisë për ndjekjen e studimeve të larta. Berisha i bën thirrje Prokurorisë të hetojë këtë rast. “I nderuar zoti Sali Berisha. Je i vetmi shpëtim dhe shpresë po të dërgoj një shqetësim, pasi jam i bindur se duhet tja dërgosh Prokurorisë. Unë jam anëtare e FRESSH dhe një mike e ngushtë e Sajmirit ose siç i thu ti Sajme qorri po, po ky legen burrë, pasi më premtoi se sivjet do të më rregullonte në Mjekësi ku edhe pashë në numrin 156 numrin tim, tani që dje nuk e shoh dhe se është ndryshuar, po të them një të vërtetë në mjekësi nuk ka emra, por kode dhe aty janë falco kanë paguar euro dhe kanë fituar mikeshat si puna ime po Sajme qorri më shiti me thotë ik tek Farmacia po uëe se kam problem të iki për 3000 euro te Farmacia, por më do yzmeqare të përjetshme te farmacia e babës, plehrës Bashkim, kështu që ngre problem lista te Mjekësia është falco ti e dëgjove edhe rektorin komunistin Arben Gjata që deklaroi se futen me 10 dhe nëse kalojnë vitin e parë me 5. Kjo është e vërteta ndaç në parlament ndaç në Prokurori, fut kod për kod dhe do shohësh ca mostra gjen aty. Ju lutem anonim jo nga ushtari Saje qorri, por gjeneralët janë të tmerrshëm!”, thuhet në denoncimin e postuar nga Berisha. Maturantë dhe prindërit e tyre vijojnë denoncimet dhe reagimet e ashpra ndaj ndëshkimit të pamerituar nga Rama-Nikolla, mbylljen e dyerve të universiteteve edhe për maturantë me 9,78 dhe 9,97 dhe shitjen e kuotave të tyre në universitetet private të klientelës. Ish kryeministri Berisha ka publikuar denoncimet e maturantëve dhe prindërve, të cilët të gjendur në udhëkryq dhe me shpresat e thyera për vijimin e studimeve të larta kërkojnë ndihmë dhe që zëri i tyre të dëgjohet. Disa prej tyre shprehen se janë socialistë, të cilët ndërsa dënojnë sistemin klientelist të Ramës, e cilësojnë qeverinë si “Rilindjen e Dështimit”. “Unë jam një socialiste, madje me një ide të thekur nga e majta. Por kur humbiska shpresa ndërron edhe ideali. Paskam bërë zgjedhjen e gabuar, por Edi i mashtron me fjalë 18-vjeçarët si ne. Na premtoi rilindje, por na la në shtëpi. Jam me mesatare 9.97 dhe nuk rezultoj fituese në asnjë degë të universiteteve. Nuk di çtë bëj, nuk kam të ardhura në familje për universitete private. Më ndihmoni ju lutem. Jeni shpresa jonë e vetme. Unë bëra zgjedhjen e gabuar që besova te rilindja, por tani kam një ide të qartë. Kjo është rilindja e dështimit” shprehet një nga maturantet.