“Të ardhurat e bashkisë Durrës, vetëm për paga dhe siguracione”, Jonuz Myshketa: 27% e shpenzimeve shkojnë për mbetjet dhe Inceneratorin e Tiranës

Këshilltarët e PD në bashkinë Durrës, kanë votuar kundër raportit mbi monitorimin e zbatimit të buxhetit të bashkisë për vitin 2023. Arsyet sipas kreut të degës së PD, Durrës, Jonuz Myshketa, ishte varësia që ka bashkia Durrës nga buxheti qendror, pasi pesha specifike e të ardhurave nga burimet e veta është sa 21% e totalit të të ardhufave që mund të shërbej vetëm për pagat e punonjësve të saj.

Myshketa gjithashtu thotë se 27% të shpenzimeve totale do shkojnë për menaxhimin e mbetjeve që shkojnë në inceneratorin e Tiranës, ndërkohë kjo përqindje sipas tij duhej shpërndarë për çështje që lidhen me turizmin, kulturën, arkeologjinë dhe Imazhin e qtyetit.

Ai më tej rendit edhe propozimet që kishin këshilltarët e PD për zgjidhjen e problematikave që vijnë drejtpërdrejtë nga qytetarët bregdetar.

Postimi i plotë i kreut të PD, Durrës, Jomuz Myshketa:

Ne mbledhjen e sotme te Këshillit Bashkiak Durrës nder te tjera ne rendin e ditës nje rëndësi te veçantë kishte:

Pika 2. Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E RAPORTIT MBI MONITORIMIN E ZBATIMIT TË BUXHETIT TË BASHKISË DURRËS PËR VITIN 2023

Ku Partia Demokratike kishte veton e saj KUNDER per arsyet e mëposhtme:

Pesha specifike e TË ARDHURAVE NGA BURIMET E VETA është 21% e TOTALIT TË ARDHURAVE TË BASHKISË per vitin 2023.
Nga gjenerimi i te ardhurave nga burimet e saj bashkia mundet vetëm te plotësojë shpenzimet e pagave dhe siguracione dhe per çdo gjë tjetër varet nga Transfertat nga Buxheti Qendror, kjo e ben totalisht te varur ne implementimin e politikave ne shërbim te qytetareve Durrsak

Shpenzimet per menaxhimin e mbetjeve (incnratori i Tiranës) arrijnë 27% te shpenzimeve totale, Ku ndërkohe kjo përqindje duhet te alokohesh per çështje qe lidhen me turizmin, kulturën, arkeologjinë dhe Imazzhin e qtyetit duke qene Qyteti i dyte me i rëndësishëm ne vend dhe nje nga pikat me te frekuentuar se fundim nga turistet.

Me poshtë Disa nga problematikat dhe alternativat qe u hodhën ne diskutim nga ne ne mbledhjen e ditës se sotme duke marre parasysh ankesat e qytetareve dhe bizneseve te cilat na sinjalizohen përditë.

1. Vendosja e nje pllakate memorialë dhe restaurimi dhe rijetezimi I burgut te vjetër si pjese e historisë se lashte te Durrësit dhe për atë çka ka prodhuar ne lidhje me burgosjen e klerikëve

2. Sistemi I adresave sipas lagjeve te ndara ne topologji te ndryshme duke krijuar dhe zona ekonomike specifike, vendosja e nr. civil sipas standardeve Evropiane

3. Heqja e telave dhe kabllove ne rruge dhe sistemimi I tyre nëntokë

4. Mbulimi I ish hotel Vollgës dhe me cope te printuar ku tregon objektin sic ka qene pasi I kthen qytetit nje pamje me normale pasi zymtësia ku është tregon nje antireklame për Durrësin turistik

5. Ndalimi I te miturve dhe nenave me foshnje ne krah qe kërkojnë lëmoshë rrugëve te qytetit, ne te gjitha kryqëzimet, gjithashtu edhe përgjatë shëtitores e qytetit pasi është e jashtëligjshme shfrytëzimi I te miturve per kete duhet menjëherë ndërhyrja e instancave si policia Bashkiake dhe strehimi social.

6. Krijimi I nje zone ekonomike turistike per sezonin veror per fashën e te rinjve si vendas dhe te huaj ku te kene mundësi te kalojnë orët e vona nen tingujt e muzikës te pa penalizuar nga fashat orare, qyteti behet tërheqës per këtë fashe turistesh te huaj e vendas duke rritur mundësinë e te ardhurave per bizneset.

7. Vendosja e pikave informative per turistet dhe te lëvizshme duke tregtuar dhe imazhin e qytetit me suvenir dhe logon i Durrës e materiale te tjera promotional.

8. Krijimi I ambienteve për nevojat higjienike si wc dhe dushe dhe çezma për shpëlarjen e ujit te kripur ne plazhet publike, pse jo dhe me vet financim kundrejt tarifave te volitshme për qytetaret dhe pushuesit.

Artikulli paraprakMolla dhe Kacidhja i paguan 72 mijë euro qira Kujtim Qefalisë për 400 metër tokë në Surrel
Artikulli tjetërSPAk thellon hetimet, verifikim pasurie për Erion Veliaj, Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa