Mosarkëtimi i faturave të ujit të pijshëm për vitin 2015 është në masën e 3.8 miliardë lekëve, sipas auditimit të bërë nga KLSH. Nëse në vitin 2014 gjendja debitore nga mosarkëtimi i këtyre faturave ishte në vlerën e 3.2 miliardë lekëve, rezulton se për 2015 shuma e debitorëve është rritur me 591 milionë lekë. Arka e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka të ardhura të munguara me 17%, krahasuar me vitin paraprak. Vlera, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në performancën ekonomike të shoqërisë. Nga KLSH rekomandohet që të gjenden strategjitë e duhura për minimizimin e këtyre debitorëve, të cilët kanë shkaktuar të ardhura të mungura në vlerën e 591 milionë lekëve. Nga auditimi rezulton se, për vitin 2014 nuk janë faturuar 6.2 milionë lekë nga sasia totale e ujit të prodhuar, ndërkohë që për vitin 2015 nuk janë faturuar 5.9 milionë lekë. Nga analizimi i treguesve ekonomiko-financiarë për vitin 2014 rezulton se, faturimi i ujit ka pësuar një ulje me vlerë 400 mijë m3 ujë, po ashtu edhe të ardhurat nga uji i faturuar kanë pësuar zbritje me vlerë 110 milionë lekë. Të ardhurat nga arkëtimi i ujit të faturuar kanë ardhur në rënie me 2 milionë lekë, krahasuar me parashikimin. Sa i takon vitit 2015, rezulton se, ka një rritje të prodhimit të ujit me 1.2%, por ka një ulje të faturimit me 5.9%, pra janë ulur të ardhurat nga uji i faturuar në masën 93.6 milionë lekë ose 3.6%.
Kryesore
Continue to the categoryDurrësi dhe drejtësia: një reflektim mbi atë që humbet dhe atë...
Nga Teuta Kalakula*
Pas një beteje të gjatë për mbrojtjen e vlerave të qytetit tonë mijëvjeçar – një përballje me ish-kryetarin z. Dako, gjykatat dhe...