Te Barça është kthyer në kandidat për “Topin e Artë”, klubet angleze janë gati të bëjnë çmenduri për yllin katalanas

Një nga protagonistët absolutë të këtij sezoni të shkëlqyer të Barcelonës është padyshim braziliani Rafinja. Futbollisti po regjistron statistika mbresëlënëse dhe me 30 gola e 23 asiste në këtë edicion, është pjesë shumë e rëndësishme e makinerisë ofensive të katalanasve.

Kjo ka bërë që për të të ketë një interesim të jashtëzakonshëm, me klube të ndryshme angleze të cilat janë gati t’i ofrojnë atij një kontratë më të mirë në aspektin financiar, por edhe të paguajnë një shumë të majmë në arkat e Barçës që në këto momente po vuan financiarisht.

Bëhet e ditur se Arsenali, Liverpuli dhe Çelsi kanë shfaqur interes konkret për lojtarin i cili ka një kontratë deri në vitin 2027 me klubin aktual. Sipas mediave ndërkombëtare, marrëveshja mund të mbyllet me 80 milionë paund, një shifër mëse e pranueshme për Barcelonën.

Artikulli paraprakA Janë të Sigurta për Diabetikët Pijet me Kafeinë?
Artikulli tjetërBota mban zi për humbjen e “avokatit të të dobtëve”! Vdekja e Papës shkaktoi keqardhje dhe pikëllim të madh në mbarë globin