Pamjet e regjistruara pak para përfundimit të pjesës së parë në fitoren 1-0 të Colorado Rapids ndaj Los Angeles Galaxy, ku Shkëlzen Gashi shfaqej duke ecur me paterica dhe me këmbën e fashuar, të jepnin përshtypjen e një dëmtimi të rëndë për sulmuesin shqiptar, mirëpo nga Amerika vijnë lajmë të mira për 28-vjeçarin. Heroi i Rapids me atë gol spektakolar ndaj Galaxy pritet të jetë në fushë që në ndeshjen e parë finale të Konferencës së Perëndimit në MLS ndaj Seatle Sounders që do të luhet më 23 nëntor. Në fakt në këtë rast Gashit dhe Colorados i ka ardhur në ndihmë ndërprerja e fazës Play off për shkak të ndeshjeve të kombëtareve të për kualifikueset e “Rusi 2018”.
Trajneri i Colorados, Pablo Mastroeni, është shprehur gjatë ditëve të fundit se ka patur një përmirësim të dukshëm të gjendjes së Gashit. Me këtë ecuri ekzistojnë mundësi reale që shqiptari të jetë në fushë, megjithatë duhet monitoruar me shumë kujdes faza e riaftësimit. Ndërkohë goli i fituesit të topit të artë te Colorado Rapids, i shënuar ndaj Vancouver Whitecaps nëpërmjet një goditje të lirë është kualifikuar në finale për çmimin e finalizimit më të bukur të vitit në sezonin e rregullt në MLS.
Gashi nuk u përfshi nga De Biasi në listën e futbollistëve që do të grumbullonte për Izraelin për arsye teknike, por edhe nëse do të ndodhte e kundërta me dëmtimin që pësoi ndaj Galaxy, nuk do të ishte në gjendje të luante. Fitues i Këpucës së Artë në radhët e Colorado Rapids, shënoi një gol ndoshta edhe më spektakolar në gjysmëfinalen e kthimit të Konferencësë së Perëndimit në MLS ndaj Los Angeles Galaxy, por kjo perlë e tij u realizua në Play-off, teksa janë konsumuar fazat e para të votimit për golin më të bukur të vitit në MLS. Në faqen zyrtare të Colorado Rapids u bëhet thirrje tifozëve të votojnë golin e Gashit, që idhulli i tyre të mund ta fitojë këtë çmim individual.